Filma

Ka ardhur koha që “miqësitë” të mos anashkalohen në filma

“Për vite të tëra , shoqëria në një film ka qenë një enigmë, pasi interesat e publikuar lidhen pas historive romantike, por miqtë më në fund po kalojnë përtej përditshmërisë,” është shprehur shkrimtarja Clare Thorp.
Një revolucion i qetë u zhvillua në kinema në fillim të këtij viti me publikimin e Kapiten Marvel. Si filmi i parë i super “heroit” femer Marvel Cinemstik Universe, nuk ishte vetëm kjo gjë që e bënte filmin të ndryshëm, por edhe pse këtij filmi i mungonte një skenar tradicional romantik.
Në vend që personazhi kryesor Brie Larson, të kishte një histori dashurie në film, krijuesit i dhanë asaj një shoqe të mirë, Marina Rambeaun dhe e pozicionuan marrëdhënien e tyre si një forcë të madhe në film.
“Kjo është dashuria e filmit, kjo është ajo dashuria e madhe që kërkojmë. Kjo është dashuria e humbur. Kjo është dashuria e gjetur përsëri. Kjo është arsyeja për të vazhduar luftimin dhe për të shkuar në skajet e Tokës” tha Larson gjatë një deklarate për shtyp pas filmit.
Sigurisht, Universi Marvel përfshin histori miqësish të panumërta, por që një film i tillë të zhvendoset nga një histori dashurie tradicionale me dashurinë e miqësisë së sinqertë, duket se do të krijojë një zhvendosje edhe të preferencës së filmave gjatë këtij vit. Për një kohë të gjatë, miqësia ka qenë akti mbështetës në çdo film, duke treguar histori të ndryshme se një mik është gjithnjë krahu i djathtë për personat që vuajnë nga dashuria.

Në fillim të këtij viti edhe aktorja Olivia Wilde, mori pjesë në një film të tillë. Një komedi që përqendrohet tek dy shoqe të cilat u detyruan të jetonin larg njëra-tjetrës pas diplomimit. Një skenar i ri po paraqitej në Hollywood, ku u hoq premisa e dy vajzave që ishin në kërkim të dashurisë së tyre, duke treguar se do të përqendroheshin edhe më shumë tashmë në miqësinë që kishin.
Skenaristja Katie Silberman tha se ajo dëshironte që filmi të ishte në zhanrin romancë, duke trajtuar marrëdhëniet miqësore të njëjta me ato të dashurisë, duke përshkruar të gjithë dashurinë dhe dhimbjen që ndodh mes miqësisë së vërtetë. Silberman gjithashtu shkroi një kontratë me Netflix në vitin 2018 për filmin “Set it up”, një nga disa komedi romantike që janë transmetuar gjatë vitit të kaluar, por duket se edhe shërbimi i filmave Netflix këtë vit është përqendruar më së shumti tek filmat që kanë parim miqësinë.
Nga filmi “Someone Great”, ku personazhi kryesor lëndohet nga i dashuri, por përfundon në një festë me miket e saja femra, deri tek filmi i Amy Poeheler’s “Wine Country”, një komedi me një grup shoqesh që bëhen së bashku për të festuar ditëlindjet e njëra tjetrës, duke treguar humorin, ngrohtësinë dhe situatat tensionuese që qëndrojnë për miqësinë e vërtetë.

Yjet e filmit më të fundit të regjisorit Tarantino, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio.

Gjithashtu, edhe miqësitë e meshkujve janë në fokus. E fundit nga regjisori Tarantino ishte, “Once Upon a Time” në Hollywood, ku tregohet lidhja e një aktori në luftë dhe mikut të tij. Por qasjen e miqësisë më shumë e kemi para tek filmat e adoleshentëve, qofshin këto seriale si “Patito Feo” në Argjentinë, apo Victorius dhe filma Mean Girl and Cluelss. Një mik i mirë është një rol i përsëritur në shumë filma, por përgjithësisht regjisorët i japin përparësi historive të dashurisë. Prej kohësh këto çështje kanë qenë një hendek nëpër filma ku është dashur shumë kohë për t’u treguar. Ka qenë pikërisht kjo çështje që ka shtyrë Emma Janë Unworth të shkruante romanin e saj “Animals” në vitin 2014. Historia e dy grave që ishin shumë mike më njëra-tjetrën, por kjo miqësi filloi të testohej në momentin që njëra prej tyre filloi të pyeste veten, nëse kishte më shumë gjëra për të bërë në jetë sesa bashkëjetesa e tyre.

Në filmin komike "Frances Ha", aktoria Greta Gerwig luan rolin e një balerine e cila ka një vështirësi me marrëdhënien e saj dhe miken e saj.

“Dinamika e përditshme e miqësisë është e rëndësishme, ndaj vendosa që ky libër të kthehej një film. Doja t’i prezantoja publikut një histori qesharake, duke kombinuar dy njerëz që ndiqnin aventurat. Unë e dua këtë film sepse ka shumë situata komike, por edhe pse është shumë real,” shprehet Unsworth.
Ideja se si miqësitë ndryshojnë dhe madje mbarojnë ishte diçka që Unsworth mezi priste ta tregonte në ekran.
“Unë u lëndova aq shumë nga prishja e një miqësie kur isha në moshën 20 vjeçare, por tek “Animals” doja të tregoja më shumë faktin se asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe kjo nuk është më një dështim. Aktoret tek ky film nuk i përkasin spektrit që janë gjithnjë të lumtura me njëra-tjetrën. Ato e duan shoqërinë e tyre dhe njëra-tjetrën, por edhe bëjnë gabime dhe lëndohen,” shpjegon Unsworth.
Ndër të tjera ajo shpjegon se dëshiron që të ketë më shumë filma që tregojnë për miqësitë e mëdha. Sipas saj është e rëndësishme që t’i tregojmë njerëzve se miqësitë e mëdha mund të shpëtojnë botën.
“Miqësia është një marrëdhënie tepër e rëndësishme në jetë dhe kinematografia duhet të filloje ta kuptojë këtë gjë,” shtoi ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë