Gazeta Si – Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Tirana, por Julian Ahmataj duket se e ka mbyllur aventurën si trajneri kësaj skuiadre. Madje ka dalë edhe emri i pasardhësit të tij, që është Erbim Fagu.
Situata është pak kaotike, përderisa klubi kryeqytetas nuk ka mbajtur ende qëndrim pas lajmeve për largimin e Ahmatajt. Tirana luan të martën ndeshjen e Kupës me Teutën dhe sot Ahmataj doli në konferencë shtypi, ndaj dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë konkretisht.

Pas humbjes në derbin me Partizanin pozitat e trajnerit u lëkundën, sepse Tirana tashmë rrezikon dhe vendin e 4-t. Për kryeqytetasit do të ishte ndryshimi i dytë në stol gjatë këtij sezoni. Ahmataj e kishte marrë drejtimin e Tiranës vjeshtën e kaluar, pas largimit të Orges Shehit.
Erbim Fagu, një ish-lojtar i Tiranës që përflitet për të zëvendësuar Ahmatajn, do të ketë eksperiencën e parë në nivelin elitar të futbollit shqiptar. Ai nuk ka drejtuar më parë asnjë skuadër në vendin tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




