Kur bëhet fjalë për modelet, mund të mendoni se pamja dhe pesha kanë rëndësi, por për Maina Cissé, themeluese e markës së veshjeve të brendshme, "Underargument", historitë janë më kryesorja.
Në 2018, Cissé prezantoi atë që ajo e quan "anticasting", një metodë e re për të gjetur modelet si imazh i markës që gjithashtu mund të përshkruhet si "e verbër". Ajo u kërkon palëve të interesuara të paraqesin historitë e tyre bazuar në një temë të koleksioneve të saj. Bazuar vetëm në këto tregime të shkruara, pa parë imazhe të grave, ose ndonjë matje apo peshë ajo zgjedh modelet e reja.
Kjo politikë shihet si radikale për një markë të brendshme femrash, një hapësirë e modës e përqendruar zakonisht rreth trupave të hollë, të bardhë, të fotografuar në poza profesioniste.
Cissé thotë se ajo dëshiron të heqë vëmendjen nga trupat dhe tu thotë grave se "ju jeni më shumë sesa një trup dhe historia juaj është e vlefshme".
Ndërsa kjo mund të tingëllojë si marketing, vetë tregimet janë larg nga kjo.
Naomi flet për abuzimin, Roisin i jep mendimet e saj mbi rolet gjinore, Mary dhe Lily diskutojnë për paragjykimet. Të gjitha e bëjnë këtë ndërsa bëhen modelet e Cissé.
"Të gjitha duken ndryshe, por të gjitha duken të mrekullueshme. Ne kurrë nuk i kemi takuar modelet para se ti pranojmë, por kurrë nuk jemi zhgënjyer." thotë Cissé.
Cissé thotë se tani ajo merr rreth 50 letra në javë.
Duke u rritur në Normandi dhe duke u shpërngulur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2008, Cissé më parë ka punuar në marketing ku vuri re gjithë "luftën" që bëhej nga markat për të pasur modelet me përmasat perfekte dhe ato më në emër. Për shkak të kësaj përvoje ajo vendosi të krijoje "Underargument".
Cissé thotë se, për të, qëndrueshmëria është thelbësore që kjo të funksionojë përtej një “momenti” tjetër të modës.
"Unë nuk mendoj se duhet të jetë aq e qartë për mua si pakicë që po përpiqeni të bëni histori kur jeni duke më zgjedhur," thotë ajo.
Me "Underargument", ajo dëshiron të sigurojë një hapësirë ku gratë me ngjyrë veçanërisht, mund të zotërojnë historinë e tyre.
"Unë gjithmonë i'u bëj thirrje njerëzve duke thënë:" Nëse nuk e shihni veten këtu, kjo është një arsye më shumë pse ta dërgoni historinë tuaj" thotë ajo.
Sipas saj, modelet duhet të jenë të guximshme dhe të tregojnë me zë të lartë atë që kanë frikë pasi vetëm kështu mund të mposhten normat në modë.
Burimi:The guardian\Përktheu:Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.