Gazeta Si - Pas arrestimit për tjetërsim pronash në Himarë, ish-kryebshkiaku Jorgo Goro ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spitalin e burgut.
Më herët gjatë kësaj të mërkure, Goro lajmëroi dorëheqjen nga posti i kryetarit në detyrë i Bashkisë së Himarës. Ky vendim ka ardhur pasi ditën e djeshme Gjykata e Posaçme la në fuqi masën "arrest me burg" Goron.
Në njoftimin drejtuar Këshillit Bashkiak Himarë, Goro shkruan se Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd. Ai shton se rezultati tepër i ngushtë me 19 vota diferencë nuk ishte në favorin e tij.
Jorgo Goro ka drejtuar një letër këshillit bashkiak të Himarës dhe prefektit të qarkut. Goro u arrestua më 23 mars, me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, në dy episode, ku përfitues fundor i truallit, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS. Pasi ka përfituar tokën, është pajisur me leje për ndertimin e nje kompleksi turistik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.