Lojëra me Dore

Jokiç nuk mjafton, Portland mposht Denverin

Ka vijuar me emocione faza e play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Portland është rikthyer të fitorja, përballë Denver Nagets në një ndeshje që ka dhuruar emocione të forta. 90-97 është mposhtur Denver në shtëpi në këtë sfidë brenda në shtëpi, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1.

Në “Pepsi Centre” Nikola Jokiç ishte si zakonisht fenomenal, duke realizuar 16 pikë, 7 asist dhe 14 rebaund. Por forma e mirë e serbit nuk e ka shpëtuar Denverin nga humbja, pasi për Portland shkëlqeu ylli Mek Kallëm me 20 pikë dhe 6 asiste. Portland e udhëhoqi ndeshjen në pjesën e saj më të madhe dhe nuk i la asnjë shans vendasve për të bërë diçka në këtë ndeshje.

Me këtë fitore në ndeshjen e dytë, Portland hap sërish lojën për ekipin finalist të konferencës, pasi më herët ishte koutuar për të shkuar deri edhe në finalen e madhe të të dyja konferencave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë