Filma

“Joker” sapo ka arritur 1 miliard dollarë fitime

E kush mund ta mendonte filmi aq shumë i kritikuar "Joker", sapo ka kaluar rreth 1 miliardë dollarë, shitje në këtë fundjavë, duke u bërë kështu filmi më i shituri i kohëve të fundit.
Filmi u vlerësua maksimalisht në SHBA edhe pse kishte disa kufizime për adoleshentët, të cilët duhet të ishin të shoqëruar nga prindërit për të parë filmin.
"Joker" aktualisht është në vendin e shtatë, për sa i përket filmave të arrirë në listën e publikuar këtë fundjave në Amerikë. Në vend të parë është “Le Mans Ford v Ferrari”, i cili ka fituar rreth 31 milionë dollarë nga shitjet. Ndërsa, filmi i fundit i Charlie’s Angels ishte në vendin e tretë. Pavarësisht renditjeve, "Joker" ishte filmi më fitimprurës që prej fillimit të këtij muaji. Filmi ka arritur të bëjë 1 miliardë dollarë nga shitjet, pavarësisht se ende nuk është promovuar në Kinë, ku nuk lejohet për shkak të përmbajtjes së skenave të dhunës dhe seksit.

https://youtu.be/t433PEQGErc

“Rivalët” e Joker janë deri diku Deadpool 2 i realizuar në vitin 2018 me fitime rreth 785 milionë dollarë dhe filmi i parë Deadpool i realizuar në vitin 2016, ku tek të dy ka interpretuar aktori Ryan Reynolds.
Gitesh Pandya, themeluesi dhe redaktori i Box Office Guru, një faqe uebi që gjurmon të ardhurat e filmave, e përshkroi këtë situatë si një arritje të papërshkrueshme. Regjisori Todd Phillips e realizoi filmin me një buxhet prej 62.5 milionë dollarë dhe në kohën e xhirimit, pati shumë kritikë që e kundërshtuan. Zërat kinematografikë thonë se filmi mund të nominohet, edhe për çmimin Oskar dhe gjithashtu ka ngjallur polemika të shumta për portretizimet e sëmundjeve mendore dhe dhunës.
"Joker" është një film thriller psikologjik, i luajtur nga ylli i kinematografisë Joaquin Phoenix. Historia bazohet në një komedia të dështuar që quhet Arthur Fleck , i cili në vitin 1981, krijon një sërë ngjarjesh fatkeqe. Premiera e filmit u zhvillua në Festivalin e 76-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia më 31 gusht të këtij viti dhe fitoi çmimin “Luani i Artë. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë