Shendet

Johnson & Johnson nis shpërndarjen e vaksinave, por fillimisht në SHBA

Vaksina Johnson & Johnson për Covid-19 do të shpërndahet në javën e ardhshme pavarësisht se po përballet me sfida të prodhimit.
Në SHBA do të shpërndahen rreth 700,000 doza të vaksinës J & J sipas informacionit të postuar në internet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve . Më herët ishte menduar se do të shpërndaheshin rreth 1.5 milion vaksina por ulja e numrit të dozave do të komplikojë planet e vaksinimit masiv.
“J&J pret të sigurojë një furnizim relativisht të ulët javor derisa të mund të marrë autorizimin rregullator të SHBA-së për fabrikën e një prodhuesi kontraktues në Baltimore që ka përjetuar probleme të prodhimit”, tha Jeff Zients, Koordinatori i Përgjigjes për Covid-19 i Shtëpisë së Bardhë, gjatë një konferencë të premten.
Ndërkaq, një zyrtar i Bashkimit Europian tha se çështjet e furnizimit nuk do të ndikojnë në planet e BE, sepse kontinenti përdor një zinxhir të veçantë furnizimi. Veçmas rregullatori i barnave të BE-së po shqyrton katër raste serioze të mpiksjes së gjakut në mesin e njerëzve që kanë marrë vaksinën J & J. Një rast ndodhi në një provë klinike dhe tre ishin gjatë shpërndarjes së vaksinave në ShBA. J&J tha se po ndjek efektet anësore dhe aktualisht nuk ka ndonjë lidhje të qartë shkakore midis vaksinës së saj dhe ngjarjeve të lidhura me mpiksjen.
J&J, nga New Brunswick, N.J., e ka bërë përbërësin kryesor të vaksinës në fabrikën e vet në Hollandë, e cila ka furnizuar dozat e shpërndara në SHBA që kur vaksina u autorizua nga rregullatorët në fund të shkurtit. Një zëdhënës i J&J nuk pranoi të komentojë mbi furnizimin e javës së ardhshme, por tha se kompania ende synon të japë 100 milion doza për përdorim në ShBA deri në mes të vitit dhe ndoshta pjesën më të madhe të saj deri në fund të majit.
“ J&J gjithashtu po punon me rregullatorët amerikanë për autorizimin e fabrikës së prodhimit Emergent në Baltimore”, shpjegoi zëdhënësi.
Vaksina e J & J ishte vaksina e tretë e Covid-19 që u autorizuar në SHBA, pasi vaksinat nga Pfizer me partnerin e saj BioNTech SE dhe Moderna morën autorizim që në dhjetor.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë