Teknologji dhe Inovacion

John McAfee: Do të demaskoj krijuesin e Bitcoin, Satoshi Nakamoto

John McAfee, pionier eksentrik antivirus i njohur për përplasjet e tij me ligjin, ka rrëfyer se ka folur me krijuesin e Bitcoin Satoshi Nakamoto dhe planifikon të zbulojë identitetin e tij.

Por koha se kur do ta bëjë publik është ende e papërcaktuar. Sipas asaj që është shprehur për Bloomberg, McAfee do të zbulojë identitetin e krijuesit të Bitcoin për një javë.
McAfee ka shkruar të martën në llogarinë e tij në Twitter se polemika mund të dëmtojë përpjekjet e tij për të luftuar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

Historia e Nakamoto – një pseudonim që mendohet se i referohet një personi ose një grupi njerëzish – është debatuar ashpër prej vitesh, me një listë të gjatë teorishë që hidhnin hije dyshimi mbi pionierin e Bitcoinit që me gjasa mund të kishte vdekur. Së fundmi, McAfee ka thënë se Nakamoto është një burrë që jeton në SHBA.

“Kam folur me të, dhe nuk është aq i lumtur që unë e kam zbuluar,” tha McAfee në një intervistë telefonike prej Bahamas.

Sjellja antike dhe e çregullt e McAfee e ka lënë në hije të kaluarën e tij si pionier i softuerit dhe është e vështirë të mësohet nëse më në fund ka zbuluar Nakamoto-n e vërtetë. Diçka që shumë të tjerë janë përpjekur dhe nuk e kanë arritur.

“Njerëzit harrojnë”

Por McAfee do të thoshte në një intervistë se ka shpenzuar një jetë të tërë duke gjurmuar hakera, duke e bërë atë shumë familjar me çështjen.

“Njerëzit harrojnë që unë jam një ekspert në fushën e teknologjisë,” do të shprehej McAfee. “Jam një prej më të mirëve.”

Për argumentuar shtyrjen në kohë të zbulimit të krijuesit të Bitcoin , McAfee ka postuar një letër të Mario Gray, avokati i tij për ekstradim, që citon se të ekspozosh Nakamoto mund ta bëjë atë të jetë nën çështje ligjore- duke e detyruar të mbrohet "në shumë fronte".
“Të bërit publik i identitetit të Satoshit në këtë kohë, mund të influencojë gjykimin dhe të rrezikojë ekstradimin tim,” ka shkruar në tëeeter. “Nuk mund të rrezikoj një gjë të tillë, prandaj do të pres.”

Sipërmarrësi e themeloi McAfee Associates në 1987, por kompania që prej atëherë ka kaluar në shumë duar. Ai ishte një person i implikuar në çështjen e një vrasjeje në Belize, pas së cilës u kthye në SHBA. Në vitet e fundit, McAfee ka investuar në fushën e monedhave digjitale, përpos i ka promovuar ato me pagesë në llogarinë e tij në Twitter. Ai gjithashtu do të kandidojë për presidentin e SHBA-ve.

Nëse Nakamoto nevojitet i gjallë, kjo mund të dëmtojë tregun e Bitcoin. Nakamoto – me shumë mundësi sëbashku me pionerët e tjerë të monedhës virtuale – besohet të jetë një prej mbajtësve më të mëdhenj të Bitcoin. Ai mund të zotërojë gati 1 milion të tilla, një shumë e madhe kur ke parasysh se gjithë furnizimi qarkullues është rreth 17.6 milionë monedha. Me vlerë 5.6 miliardë dollarë me çmimin korrent.

Sepse këto monedha nuk kanë lëvizur në 10 vite, shumë njerëz kanë menduar që Nakamoto ka vdekur – një teori e mbështetur prej një çështjeje të hapur nga një burrë në shtetin e Floridas i cili thotë se ka ndihmuar të krijojë Bitcoin.

Presion mbi çmimet

Nakamoto krijoi Bitcoin në 2008, dhe mandej punoi me një grup njerëzish për të zhvilluar monedhën, e cila debutoi vitin pasardhës, tha McAfee.

Nëse Nakamoto nuk ka vdekur, monedhat që ai zotëron me siguri do të hidhen në treg. Dhe shitja e tyre do të vendosë presion mbi çmimet e Bitcoin. Çdo herë që “kambisti” Mt. Gox shiste Bitcoins për të paguar kreditorët, çmimi i monedhës ka rënë thekshëm.

Teoritë mbi Nakamoto qarkullojnë prej vitesh. The New York Times dhe New Yorker janë përpjekur për të gjetur personin ose grupin e njerëzve që fshiehshin pas pseudonimit. Në ballinën e 2014-ës, Newseeek identifikoi Nakamoton e vërtetë si një fizikant Kalifornian, i cili e mohoi të ishte. Në një shkrim blog të 2016-ës dhe intervista në tre medie, sipërmarrësi Australian Craig Ëright do të thoshte se ai ishte Nakamoto.


Dorian S. Nakamoto, i identifikuar nga revista Newsweek si themeluesi i Bitcoin, në 2014.
Fotograf: Jonathan Alcorn/Bloomberg

Kërcënimi i McAfee për Nakamoto u nxit pjesërisht nga një padi e kohëve të fundit për shpifje që Wright ngriti kundër një podcasteri i cili pyeste nëse Wright është Nakamoto. Wright nuk është njeriu që ka gjetur dhe me të cilin ka folur, tha McAfee për Bloomberg.
“E gjithë jeta ime ka qenë në gjurmim të më të mirëve të botës, që fshehin identitetin e tyre,” ka thënë ai në një intervistë. “Të gjeja Satoshin ishte një copë kek për mua.”


*Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë