Shendet

“John Henryism”: Ndikimi i fshehtë shëndetësor i racizmit

Stresi i pabarazisë racore mund të jetë tepër vdekjeprurës dhe kjo gjendje për njerëzit me ngjyrë është vulosur prej kohësh. Në vitet 1800, një punëtor me ngjyrë në Amerikë i cili quhet John Henery i cili ishte shumë i zoti në punë por diskriminimi për ngjyrën e tij nuk kishte kufi. Sipas legjendës, udhëheqësit e tij e vinin shpesh herë në prova të rrezikshme për të marrë pagën. Një herë e mbyllën në një dhomë me avull të nxehtë dhe i thanë se ky ishte një trajnim për të parë fuqinë e tij. Ai e mposhti sfidën, por legjenda thotë se Henry vdiq nga stresi.
Ishte një histori e njeriut kundër makinerisë. Në vitet 1800, punëtori i zi amerikan i hekurudhave John Henry u përball me një konkurs që do të taksonte forcën e tij sa duhet për ta vrarë.
Në vitet 1970, epidemiologu Sherman James, tani në Universitetin Duka në Karolinën e Veriut, vuri re një gjë shqetësuese për shëndetin e amerikanëve me ngjyrë. Gjithçka filloi kur ai hasi në një njeri, jeta e të cilit kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me atë të John Henry.

John Henry Martin, një fermer me ngjyrë kishte lindur i varfër dhe la shkollën pas klasës së dytë. Ai mësoi të lexojë dhe të shkruajë më vonë dhe në moshën 40 vjeç zotëronte 75 hektarë tokë në Karolinën e Veriut. I vendosur për të paguar kredinë që kishte marrë për të ndërtuar fermën e tij, ai punoi natën dhe ditën për të shlyer borxhin në vetëm pesë vjet. Por e gjithë kjo përpjekje erdhi me një kosto. Kur arriti në moshën 50 vjec, Martin vuante nga hipertensioni, artriti dhe ulçera peptike aq e rëndë saqë 40% e stomakut të tij duhej hequr.
"Jo vetëm që historia e tij bëri jehonë pasi ngjante me historinë e heroit popullor John Henry, por gjithashtu bënë jehonë edhe përvojat e këqija të klasës punëtore afro-amerikane që unë i dija,” tregon James.
James shprehet se edhe në ditët e sotme është i përhapur shumë termi “John Henryism”, pasi shumë njerëz me ngjyrë përballen me vështirësi në jetën e përditshme, nga racizmi dhe kjo ka pasoja shumë të mëdha si vështirësitë financiare, apo anashkalimimi shëndetësor. Sipas studimeve të James këto vështirësi sjellin probleme të mëdha me shëntetin për njerëzit me ngjyrë dhe ata janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe të tjera.

John Henryism është një term që përshkruan ndikimin stresues në dëm të shëndetit, pavarësisht pabarazisë, vështirësive financiare dhe diskriminimit racor. Sipas James që atëherë, fenomeni John Henryism është vërejtur në komunitete të ndryshme me ngjyrë në të gjithë botën. Ngjarjet nga racizmi janë të ndryshme sipas pakicave kombëtare. Për shembull një studim i vitit 2006 tregoi se nuk arriti ta gjente këtë fenomen tek emigrantët kinezë dhe indianë që ishin relativisht të pasur, por tek komunitetet latine dhe me të ardhura të ulëta.
Fenomeni John Henryism mund të ketë një rëndësi të veçantë me pandeminë Covid-19, e cila ka vrarë një numër të madh të individëve me ngjyrë. Ndërkohë, James ka treguar se fitorja e John Henry, punëtorit në hekurudhë dhe suksesi i John Henry Martin fermerit tregon që është e mundur që individët të kapërcejnë vështirësitë, por "jo pa luftë dhe jo pa një çmim".
Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë