Filma

Joaquin Phoenix dhe filmi “Parasit” fitues të çmimeve Award SAG

Joaquin Phoenix, Renée Zellweger, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ishin disa nga fituesit e çmimeve Award SAG (çmimi për aktorët më të mirë të skenës) që u shpërndanë gjatë mbrëmjes së djeshme në Los Angeles. Ishte filmi “Paraziti” ai që fitoi çmimin “Filmi më i mirë” dhe dhjetë aktorët pjesëmarrës në film u nderuan për punën e tyre. Fitorja e filmit shënon një moment historik pasi është hera e parë që një film në gjuhën të huaj ka fituar një çmim të madh.
Phoenix u cilësua si një nga aktorët më të mirë në rol kryesor dhe për punën e tij. Pasi falënderoi të gjithë stafin me të cilin kishte punuar Phoenix tha “unë jam këtu vetëm falë aktorit tim të preferuar “Heath Ledger”, kështu që ju faleminderit.”

https://youtu.be/7YDpW-XSuoI


Pitt i cili fitoi çmimin “Performanca e shkëlqyer” për aktorët meshkuj, u shpreh se fitoren e tij do ta shtojë në profilin e Tinderit. Fituesit e tjerë ishin edhe Laura Dern fitoi çmimin “Performancë e Shkëlqyer” për aktoren femër, Aniston dhe Peter Dinklage të cilat fituan çmimet e para për serialet dramë më të mira si “The Morning Show dhe Game of Thrones.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, edhe Robert De Niro u nderua me çmimin si aktori më i mirë i të gjitha kohërave. Në fjalimin e tij ai theksoi se është e rëndësishme që, edhe në art të flasësh për politikën, duke kritikuar Presidentin Trump.

https://youtu.be/kTxGPL4BCjs

“Ai ka abuzuar me pushtetin dhe unë si qytetar apo si çfarëdo tjetër qofsha, aktor, atlet, apo muzikant kam të drejtë të shpreh mendimin tim. Edhe pse jo me zë të lartë, për shkak të situatës time shëndetësore unë do të flas sa herë që shikoj se abuzohet me pushtetin,” shtoi ai gjatë fjalimit./Rolling Stone/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë