Teknologji dhe Inovacion

Jo vetëm makina, BMW do të nisë të prodhojë edhe maska

Prodhuesi i makinave gjermane BMW do të nisë të prodhojë maska fytyre për të ndihmuar mbrojtjen e stafit të tij dhe publikut kundrejt përhapjes së koronavirusit, shprehet drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Oliver Zipse.

Zipse tha se BMW së shpejti do të ishte e aftë të prodhonte me qindëra mijëra maska në ditë.

Kompania gjer tani i ka shpërndarë rreth 100,000 maska qeverisë nga rezervat e saj ekzistuese dhe ka shpërndarë të mërkurën për punonjësit e saj e banorët e Munihut, në qytetin në të cilin kompania ka zyrat qëndrore e disa prej fabrikave të saj, rreth 50,000 maska e një milion dorashka mjekësore.

BMW tha të hënën se ndalimi i prodhimit në fabrikat e saj do të zgjatet e për dy javë të tjera, gjer më 30 prill.  

Burimi: Reuters


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë