Mode

Një tjetër grua e pushtetshme tek Vogue

Nuk është vetëm Anna Wintour gruaja e pushtetshme e Vogue. Prej vitit 2017-të Vogue ka dhe një tjetër grua kryeredaktore. Bëhet fjalë për edicionin spanjoll të revistës, ku prej tre vitesh drejton gazetarja e njohur e botës së modës Eugenia de La Torriente. Ajo është një nga zërat më të spikatur të botës së modës në Spanjë.

Përpara se të drejtonte Vogue ajo ka qënë kryeredaktore e botimit spanjoll të Harper’s Bazaar, redaktore e modës në El Pais, si dhe redaktore në El Pais Semanal. Ajo është gjithashtu profesore dhe ka botuar disa libra mbi modën.

Eugenia de la Torriente

“Është nder i madh të jesh pjesë e një reviste legjendare që ka ndikuar në edukimin përmes modës”, do të shprehej Eugenia. Por cila është e veçanta e saj? “Përsosmëria”, përgjigjet ajo, është e fiksuar me përsosmërinë.

Kjo është e njëjta përgjigjje që dhe Anna Wintour do të jepte kohë më parë kur e pyetën mbi atë çfarë e ka bërë Vogue të kryesojë ende botën  e botës. “Ndoshta përsosmëria ime”, u shpreh ajo.

Anna Wintour

Për Eugenia-n këto tre vite janë një eksperiencë e jashtëzakonshme, duke influencuar në krijimin e një fryme të re estetike. Moda gjithnjë e më tepër po ecën drejt trendeve të reja dhe Vogue përpiqet të jetë paraprijë e ndryshimeve por duke mos humbur klasin. Të jesh kryeredaktore e Vogue për të do të thotë të mos flesh por të jesh gjithnjë zgjuar për ide dhe lëvizje të reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë