Ka ndodhur

Jetonte i vetëm, 68-vjeçari në Fier gjendet i vdekur nga vëllai i tij

Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fier.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumorale.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë