Gjatë vitit 2020, jetëgjatësia mesatare në vendet e Bashkimit Europian ishte 80.4 vite. Kjo ishte më e lartë për gratë, 83.2 vite dhe 77.5 për burrat.
Krahasuar me vitin 2019, jetëgjatësia pësoi një rënie me 0.9 vite mesatarisht, ndërsa burrat 1 vit. Gjithsesi kjo lidhet drejtpërdrejtë me rritjen e papritur të vdekshmërisë nga Covid-19.
Në fakt, jetëgjatësia e grave ishte e lartë në çdo rajon të Europës. Kjo vlen dhe për vendin tonë. Sipas Eurostat jetëgjatësia mesatare e një gruaje në Shqipëri është 79 vite. Ndërsa e një burri, 75.2 vite.

Shqipëria renditet në vendet me ngjyrë të verdhë, që nënkupton jetëgjatësi mesatare pranë kufirit minimal, 77.4 vite, gjatë 2020-s.
Të njëjtën jetëgjatësi kanë edhe vendet e Europës Lindore, pa përfshirë Rusinë ku nuk ka statistika. Ndërkohë me jetëgjatësinë më të ulët renditen vendet e Europës Juglindore, me më pak se 75 vite. Bullgaria ka jetëgjatësinë më të shkurtër në Europë, mesatarisht 72 vite.
Ndërsa jetëgjatësinë më të lartë e ka ishulli francez i Korsikës, me 84 vite mesatarisht dhe 87 për gratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.