Mjedis

Jeta sekrete e bimëve: Dhjetë lloje të reja gjenden këtë vit

Koleksionistët e bimëve kanë kërkuar për mrekullitë e fshehura në botën bimore për shekuj me rradhë. Megjithatë, nuk ishin gjetur ende përpara një viti bimë që të ishin të reja në sytë e shkencëtarëve. Ata zbuluan në parkun botanik të Xhenetë në Kew më shumë se 100 bimë të reja në vitin 2018. Lista e këtyre bimëve të reja përfshin, bimët mishngrënëse shtambore, orkidetë ekzotike dhe bimët mjekësorë.
Në disa barishte afër një ujëvare profesori Aia Lebbie zbuloi një bimë të pazakontë që zvarritej në shkëmbinjtë pranë një rrjedhe lumi në Sierra Leone. Ai mori një mostër dhe e dërgoi në Kew, ku u identifikua si një bimë e re.

1-“Lebbieea Grandiflora”
“Ka karakteristika unike, që janë ndryshe nga çdo bimë tjetër dhe menjëherë e kuptuam që kishim hasur diçka unike. Emri im do të lidhet përgjithmonë me të,” tha ai.
Gjithashtu, ai u shpreh se kjo bimë është tepër e rrezikuar, pasi rritet në një zonë që është nën kërcënimin e minierave dhe të një projekti hidroenergjetik.
“Çdo specie në tokë është e rëndësishme për mbijetesën tonë. Nëse themi se nuk do të jemi kujdestarë të saj dhe do të lejojmë që të zhduket, atëherë nuk do ta kuptojmë kurrë vlerën e saj.

2-Bimë mishngrënëse. Ka më shumë se 150 lloje të bimëve të kësaj familje në botë. Ky zbulim i ri i quajtur Nepethes Biak, rritet vetëm në ishullin e vogël të Bial, jashtë brigjeve veriore të Indonezisë


Ajo është e kërcënuar nga turizmi sepse vendasit, ia shesin turistëve që vijnë.
“Nëse nuk bëhet diçka për mbrojtjen e kësaj specie, ajo do të shkoj drejt zhdukjes. Bimët shtambë, të njohura si Nepenthes, kanë një numër përdorimesh të mundshme në mjekësi, të cilat ende nuk janë plotësisht të eksploruara. Është detyra jonë të mbrojmë këto bimë për brezat e ardhshëm,” tha botanisti i Kew, Dr Martin Cheek.
“Ata po gjejnë bimë të reja gjatë gjithë kohës,” tha Lara Jewit kujdestarja e bimëve në kopshtin botanik në Kew.
“Ne kurrë nuk e dimë se çfarë do të zbulojmë brenda këtyre bimëve,” shton ajo.

3-Bima e re e quajtur Kindia gangan është një anëtar i familjes së kafesë. Shkencëtarët gjatë një udhëtimi e panë atë në shkëmbinjtë ranor pranë qyteti Kinidia në Guinean në Afrikën perëndimore. Biologët mendojnë se bima mund të ketë aplikime mjekësore edhe kundër kancerit.

4-Orkidet e egra. Një orkide e bukur u gjet nga pjesa e prapme në një shkëmb në kryeqytetin e Laosit. Orkidea e quajtur Paphiopedilum papilio-laoticus, është tepër e rrezikuar.


5-Bima me vlera të mëdha ushqyese ka qenë pjesë e botës që prej vitit 2002, por u zhduk nga shkatërrimi i mjedisit. Kjo bimë në ngjyrë lejla e quajtur Dioscorea hurteri, dhe u gjet në KwaZulu Natal në Afrikën e Jugut dhe gjithashtu është klasifikuar tek bimët në zhdukje.

6-Lulja nga Vietnami. Kjo bimë e re identifikohet si Oreocharis tribracteata dhe u zbulua nga shkencëtarët në një ekspeditë në Vietnamin verior, gjithashtu gjendët dhe në Britaninë e Madhe.

7- Trëndafili i Bolivisë. Kjo bimë me lule trëndafili u gjet në një luginë në Bolivi.

8-Pema e erëzave. Kjo bimë quhet Pimenta berciliae dhe është një përbërës kryesor në produktet ushqimore dhe të bukurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë