Drejtësia

Jet Ski, gomone e skafe, bllokohen 41 mjete lundruese në jug të vendit

Nga Gazeta Si- Policia Kufitare ka bllokuar 41 mjete lundruese gjatë ditëve të fundit, kryesisht në jug të vendit.

Përmes një njoftimi, Policia tregon se mjetet e bllokuara janë 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe.

Po ashtu, drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuar me masa të ndryshme administrative.

“Nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, 41 rezultuan në paligjshmëri”, shkruan Policia, duke shtuar se drejtuesit e mjeteve janë gjobitur për shkelje të perimetrit të sigurisë, për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord, ushtrim të aktivitetit pa licencë, mos regjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues dhe 34 gjoba janë vënë për mungesë të dokumentacionit në bord.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë