Ministri i Mbrojtjes në Greqi, Panos Kammenos, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen. Dorëheqja nga posti i ministrit vjen në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.
“Maqedonia e Veriut”, “topi” tani në fushën e Greqisë
Ministri dhe njëkohësisht lideri i partisë ANEL, Panos Kammenos, ka deklaruar se partia e tij do të tërhiqet nga koalicioni me qeverinë greke, pas takimit me kryeministrin Alexis Tsipras.
Pas takimit në rezidencën Maximos, në një deklaratë për shtyp Kammenos është shprehur se ka pasur një bisedë të gjatë me kryeministrin.
“Patëm një bashkëpunim që zgjati plot 4 vite në një qeveri për unitet kombëtar. Ne arritëm shumë së bashku. Falënderova kryeministrin. Në çështje kombëtare, bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë. ANEL tërhiqet nga qeveria”, tha ai.

Kammenos drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”, e cila do të largohet nga koalicioni.
Nuk është ende e qartë se si lëvizja e Kammenos do të ndikojë tek koalicioni qeveritar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.