Filma

Jennifer Lopez ndan me fansat prapaskenat e filmit “Hustlers”

Së fundmi, Jennifer Lopez publikoi disa pamje nga prapaskena e kërcimeve që iu desh të mësonte për rolin. Filmi i saj i shumëpritur do të shfaqet javën tjetër, por para se Jennifer të vishte kostumin e Ramonës ajo kaloi 6 javë me trajnerin Johanna Sapakie duke mësuar mbi kërcimin në tub.

“Dua të them, kjo është po aq e vështirë sa cdo gjë që kam mësuar ndonjëherë”, thotë Jennifer në një video ku flet mbi eksperiencën. “Mund të jetë më e vështira.” Për të filluar provat, këngëtarja fillimisht e transformoi shtëpinë në një studio me pasqyra, duke e kompletuar me parket enkas për të kërcyer dhe një tub lëvizës. Pasi vesh takat e larta me platformë, Lopez mëson të kapet, të ngjitet, të rrotullohet dhe madje edhe të kthehet përmbys nën instruksionet e Sapakie.

“Cardi po më thoshte që iu deshën vite”, thotë Lopez mbi lëvizjet e vështira të cilat kishte vetëm pak kohë ti mësonte. “Ajo është e mrekullueshme në atë gjë, por iu deshën vite që të mësonte gjithë këto gjëra dhe Johanna po mundohet të mi mësojë mua brenda 6 javësh”. Por si dikush që ka kërcyer për dekada Lopez mëson shpejt duke treguar dhe fizikun e saj të tonifikuar gjatë rrugës.

Ndërkohë që filmi nuk do dalë deri në 13 shtator mund të shihni këtë video dhe ndoshta muskujt e JLo do ju shërbejnë si inspirim për stërvitjen e javës.

 

Më Shumë