Filma

Përse janë mbledhur sërish aktorët e “Friends”?

Jennifer Aniston shkaktoi një zhurmë në mediat sociale gjatë këtij muaji kur më në fund hapi një llogari në instagram, diçka që pritej me kohë dhe një mundësi për të bërë fansat e serialit aq të dashur “Friends” nostalgjik, pasi postimi i saj i parë ishte pikërisht një selfie e grupit.

https://www.instagram.com/p/B3o8vWDhlOh/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërsa tani, Aniston i tha moderatores Ellen DeGeneres gjatë një interviste, se ajo dhe pjesa tjetër e “Friends-ave” mund të jenë duke punuar për një projekt sekret së bashku.

Por mos u emociononi shumë, pasi Jennifer konfirmoi në të njëjtën intervistë se projekti në fjalë nuk do jetë një ribërje apo vazhdim i serialit.

Por pyetja mbetet sërish : Për çfarë janë mbledhur së bashku kasti i “Friends” nëse  nuk janë mbledhur për një vazhdim?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë