Portofol

Je një artist dhe do të bëhesh i njohur? Përdor Instagramin

Postimi në rrjtetet sociale të veprave artistike është një mënyrë për të kërkuar artistë të rinj puna e të cilëve të promovohet nëpër galeri. Tregu i artit rinovohet, por ka kufijtë e tij.

Galeristë nëpër galeri

Një rezervë ku galeritë e artit gërmojnë për talente. Instagram shërben edhe për këtë. Ashtu si, Youtube u kthye në një trampolinë për këngëtarët e rinj si Justin Bieber dhe grupe të ndryshme komikësh, platforma e zgjedhjes për artistët që aspirojnë është rrjeti social i bazuar në ndarjen e imazheve. Zotëruesit e galerive fizike lëvizin në majat e gishtave nëpër galerinë virtuale të talenteve të panjohur që premtojnë me qëllim për ti ekspozuar në galeritë fizike, reale. Dhe shitjet e justfikojnë.

Shifrat

Sipas një studimi të Artsy, 51,5% e koleksionistëve të pyetur, ka blerë vepra të artistëve të zbuluar në Instagram. Me një milliard përdorues në të gjithë botën, rrjeti social është zgjedhur prej më shumë se ¾ e autorëve të tregut të artit sipas ‘Observatoire du Web Social’ në artin kontemporan i krijuar ad hoc në Francë. Për Alexia Guggémos, themeluese e ‘Observatoire’: “83%  e diskutimeve mbi panairin e e Art Basel janë bërë në Instagram, me një rritje prej 28% krahasuar me 2017».

Strategji fituese

Rrjeti social i bazuar në shpërndarjen e imazheve është kthyer në kaq domosdoshmëri  saqë Galérie Perrotin e Parisit i ka huajtur strategjinë e saj sociale një agjencie reklamash, Betc. Në një vit, ka dyfishuar numrin e ndjekësve. Vanessa Clairet, drejtoreshë e komunikimit të Galérie Perrotin ka shpjeguar: «Është një mjet komunikimi ekstremisht i fuqishëm. Ne nuk shfaqim shumë ekspozita por vendosim publikun përballë artit dhe kemi publikuar hashtagët #backtogalleries dhe #backtoart». Një mjet promovimi që funksionon duke iu referuar edhe veprës së italaines Paola Pivi që u shit menjëherë pas publikimit në një postim në instagram.

Shitjet e drejpërdrejta

Tridhjetë vjeçarja Ariane Yadan, e cila ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Nantes, nuk është përfaqësuar ende nga ndonjë galeri. Por ka shitur një fotografi prej publikimit në Instagram.

Çështje ndjekësish

Galeria Semiose në Paris ka zbuluar në rrjetin social pikturat e Oli Epp. Londinezi 24 vjeçar është një autodidakt dhe nuk kishte ekzpozuar kurrë më parë. Por 11 mijë persona e ndjekin në Instagram, mes tyre janë të shumtë në numër koleksionistët. Pas ekspozitës në Semiose, pikturat e tij kanë ecur shkëlqyer.

Posto dhe shit

27 vjeçari Jean-Baptiste Boyer ka prezantuar punët e tij për herë të parë në 2017 në galerinë Laure Roynette në Paris. Zotëruesi i galerisë komenton: “Përpara ekspozimit, shitjen janë konkretizuar në Instagram. Sapo Jean-Baptiste publikon një vepër, ajo shitet. Rrjeti social na mundëson të hyjmë në kontakt me të rinj që dashurojnë artin dhe që nuk e kanë në zakonin e tyre të shkojnë në galeri. Komunikimi është direkt. Në këtë mënyrë është shitur në  SHBA dhe Londër”.

Kufijtë

Kufijtë janë të dhëna prej konformizmit dhe prej algoritmit siç konfirmon Alexia Guggémos, themeluese e Observatoire du Web Social në artin bashkëkohor: “Subjektet më popullore shfaqen më shumë herë. Rreziku është dhënia e një imazhi steriotip të tendencave: portretet gjenerojnë 38%  më shumë të pëlqimeve se sat ë peizazheve, imazhet që përmbajnë më shumë ngjyrën blu janë të privilegjuara me (+24%) krahasuar me ato që përmbajnë ngjyrën e kuqe. Ka vepra që u përgjigjen këtyre kritereve që mund të gëzojnë vizibilitet më të madh … por gjithçka mbetet për tu provuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë