Postimi në rrjtetet sociale të veprave artistike është një mënyrë për të kërkuar artistë të rinj puna e të cilëve të promovohet nëpër galeri. Tregu i artit rinovohet, por ka kufijtë e tij.
Galeristë nëpër galeri
![](https://online1.gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/06/1-4.jpg)
Një rezervë ku galeritë e artit gërmojnë për talente. Instagram shërben edhe për këtë. Ashtu si, Youtube u kthye në një trampolinë për këngëtarët e rinj si Justin Bieber dhe grupe të ndryshme komikësh, platforma e zgjedhjes për artistët që aspirojnë është rrjeti social i bazuar në ndarjen e imazheve. Zotëruesit e galerive fizike lëvizin në majat e gishtave nëpër galerinë virtuale të talenteve të panjohur që premtojnë me qëllim për ti ekspozuar në galeritë fizike, reale. Dhe shitjet e justfikojnë.
Shifrat
![](https://online1.gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/06/2-3.jpg)
Sipas një studimi të Artsy, 51,5% e koleksionistëve të pyetur, ka blerë vepra të artistëve të zbuluar në Instagram. Me një milliard përdorues në të gjithë botën, rrjeti social është zgjedhur prej më shumë se ¾ e autorëve të tregut të artit sipas ‘Observatoire du Web Social’ në artin kontemporan i krijuar ad hoc në Francë. Për Alexia Guggémos, themeluese e ‘Observatoire’: “83% e diskutimeve mbi panairin e e Art Basel janë bërë në Instagram, me një rritje prej 28% krahasuar me 2017».
Strategji fituese
![](https://online1.gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/06/3-1.jpg)
Rrjeti social i bazuar në shpërndarjen e imazheve është kthyer në kaq domosdoshmëri saqë Galérie Perrotin e Parisit i ka huajtur strategjinë e saj sociale një agjencie reklamash, Betc. Në një vit, ka dyfishuar numrin e ndjekësve. Vanessa Clairet, drejtoreshë e komunikimit të Galérie Perrotin ka shpjeguar: «Është një mjet komunikimi ekstremisht i fuqishëm. Ne nuk shfaqim shumë ekspozita por vendosim publikun përballë artit dhe kemi publikuar hashtagët #backtogalleries dhe #backtoart». Një mjet promovimi që funksionon duke iu referuar edhe veprës së italaines Paola Pivi që u shit menjëherë pas publikimit në një postim në instagram.
Shitjet e drejpërdrejta
![](https://online1.gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/06/4-1.jpg)
Tridhjetë vjeçarja Ariane Yadan, e cila ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Nantes, nuk është përfaqësuar ende nga ndonjë galeri. Por ka shitur një fotografi prej publikimit në Instagram.
Çështje ndjekësish
![](https://online1.gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/06/5-1.jpg)
Galeria Semiose në Paris ka zbuluar në rrjetin social pikturat e Oli Epp. Londinezi 24 vjeçar është një autodidakt dhe nuk kishte ekzpozuar kurrë më parë. Por 11 mijë persona e ndjekin në Instagram, mes tyre janë të shumtë në numër koleksionistët. Pas ekspozitës në Semiose, pikturat e tij kanë ecur shkëlqyer.
Posto dhe shit
![](https://online1.gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/06/6-1.jpg)
27 vjeçari Jean-Baptiste Boyer ka prezantuar punët e tij për herë të parë në 2017 në galerinë Laure Roynette në Paris. Zotëruesi i galerisë komenton: “Përpara ekspozimit, shitjen janë konkretizuar në Instagram. Sapo Jean-Baptiste publikon një vepër, ajo shitet. Rrjeti social na mundëson të hyjmë në kontakt me të rinj që dashurojnë artin dhe që nuk e kanë në zakonin e tyre të shkojnë në galeri. Komunikimi është direkt. Në këtë mënyrë është shitur në SHBA dhe Londër”.
Kufijtë
![](https://online1.gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/06/7-1.jpg)
Kufijtë janë të dhëna prej konformizmit dhe prej algoritmit siç konfirmon Alexia Guggémos, themeluese e Observatoire du Web Social në artin bashkëkohor: “Subjektet më popullore shfaqen më shumë herë. Rreziku është dhënia e një imazhi steriotip të tendencave: portretet gjenerojnë 38% më shumë të pëlqimeve se sat ë peizazheve, imazhet që përmbajnë më shumë ngjyrën blu janë të privilegjuara me (+24%) krahasuar me ato që përmbajnë ngjyrën e kuqe. Ka vepra që u përgjigjen këtyre kritereve që mund të gëzojnë vizibilitet më të madh … por gjithçka mbetet për tu provuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.