Territori shqiptar gjatë pjesës së parë të ditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore. Por pasditja dhe mbrëmja do të shtojnë vranësirat në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Nata vonë në veri të Shqipërisë do të sjelli reshje të pakta shiu. Të martën do të ketë reshje shii kryesisht në veriperëndim dhe në ditët në vijim në të gjithë vendin edhe pse termometri do shënojë deri në 24 gradë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



