Kjo javë duket se nisi me festimet madhështore të Vitit të Ri dhe duket se ka vazhduar me të njëjtin ritën në pjesën më të madhe të botës. Në Rusi notarët janë larë në liqenet akullnajore, në Vatikan Papa ka festuar me një shfaqje cirku, ndërsa në SHBA Trump vazhdon të mbajë të mbyllur qeverinë. Gazet Si ju fton që të bëni një xhiro rreth botës.

Një spektakël fishekzjarresh shihet në portin e Sidneit gjatë festimeve të Vitit të Ri në Australi.
Papa Francesku luan me top, gjatë shfaqes së Cirkut të Kubës në Vatikan.
<
Një i ri i veshur si Santa Klausi ndihmon një anëtar të klubit të “notarëve të dimrit” të futet në ujërat e akullta të lumit Yenisei ne Rusi.
Rojet kufitare i drejtojnë armën një grupi emigrantësh që po përpiqen të kalojnë ilegalisht kufirin nga Meksika në SHBA.
Presidenti i ri i Brazilit Jair Bolsonaro niset drejt ceremonisë së inaugurimit të tij më 1 janar.
Vullkani Anak Krakatau në Indonezi shpërthen sërish me shtëllunga tymi.

Një grua ecën me një qenush të lyer me bojra shumëngjyrje në provincën Liaoning në Kinë.
Floyd Mayweather mund boksjerin japonez Tenshin Nasukawan në raundin e parë të përballjes së tyre në Tokio, më 31 dhjetor
Policia u drejton armën disa përfaqësuesve të lëvizjes më të madhe studentore të Indisë, duke u kërkuar të largohen nga kongresi.
Presidenti Donald Trump mbledh Kabinetin në ditën e 12 të mbylljes së qeverisë amerikane .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)














Lini një Përgjigje