Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë është dominuar nga vranësira të dendura të cilat në disa zona kanë gjeneruar reshje shiu ku më të dukshme paraqiten në zonat qendrore dhe jugore. Në zonat malore priten reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgë deri në 4 ballë.
Kjo javë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kemi vranësira të dendura, të cilat herë pas herë do të pësojnë zhvillime. Në pjesën e parë të javës kemi reshje me intensitete të ulëta, lokalisht, deri në mesatare në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore rishfaqje reshje të dëborës. Pjesa e dytë e javës do t’i bëjë reshjet me intensitet mesatar, duke bërë që herë pas here të kemi prezent edhe rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore mbeten të lokalizuara kryesisht me reshje dëbore vetëm në zonat e thella malore.
Sa i përket temperaturave të ajrit, në orët e para të mëngjesit në fillim javë regjistrohen -2 gradë në qytetet e zonave malore ndërsa maksimumet mbeten në vlerën 16 gradë. Nga pjesa e dytë e javës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, më e ndjeshme do të jenë në orët e para të mëngjesit me vlera 0 apo 1 gradë në qytetet e zonave malore ndërsa maksimumet në Ultësirën Perëndimore mbeten në 16 apo 17 gradë celcius. Në mesjavë kemi fuqizim të parametrit të erës, duke bërë që të jetë me shpejtësi edhe mbi 65 km/orë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



