Vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do të jenë me një intensitet të lartë duke rrezikuar edhe për përmbytje.
Të hënën temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.
Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 7 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 02°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 05°C.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.