Moti

Java nis me mot të qëndrueshëm

Qendra me presion të lartë atmosferik në Europën veri-lindore do të sjellë stabilitet të kushteve atmosferike në fillimin e javës në vendin tonë.

E Hënë, data 19 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri, me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      2/8°C

Zona e ulët         4/16°C

Zona bregdetare 8/16°C

E Martë, data 20 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje, me shpejtësi 8 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      -1/7°C

Zona e ulët         2/15°C

Zona bregdetare 7/15°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë