Një përzgjedhje e fotografive të lajmeve, të marra nga e gjithë bota gjatë një jave. Si po reagojnë njerëzit ndaj përhapjes së koronavirusit.

Tymi nga një zjarr në pyll në zonën e termocentralit nuklear të Cernobilit, jashtë fshatit Rahivka, Ukrainë. 
Meshe në katedralen Basilia në Brazil.Shërbimi u bë me dyer të mbyllura dhe u transmetua në rrjetet sociale. 
Dy lejlekë në një fole në fshatin Rzanicino, afër Shkupit, Maqedonia e Veriut. 
Njerëzit në maska mbrojtëse të fytyrës punojnë në një linjë montimi në fabrikën e Dongfeng Honda në Wuhan, Kinë, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit. 
Një mesazh “bëhuni mirë shpejt” iu bashkëngjit një statuje të Winston Churchill në Westminster pasi kryeministri aktual i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u transferua në kujdes intensiv. 
Kllounat argëtojnë fëmijët palestinezë gjatë një urdhri për izolimin në shtëpi, në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli. 
Të afërmit presin të kryejnë ritet e një funerali në varrezat e Durán-it në Guayaquil, qyteti më i prekur nga koronavirusi në Ekuador. 
Rreth 24 milion njerëz dëgjuan fjalimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila iu drejtua Britanisë së Madhe në një transmetim special nga Castle Windsor në lidhje me shpërthimin e koronavirusit. Ajo falënderoi punëtorët e vijës së parë dhe i bëri thirrje publikut që “të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur” duke premtuar se “Ne do të takohemi përseri” 
Dritat në dhomat e Hotelit 101 në Bogor, Indonezi, u ndriçuan në formën e një zemre për të treguar mbështetje për mjekët dhe punëtorët e tjerë kryesorë që merren me përhapjen e koronavirusit. 
Në tunelin e dizefektimit, në tregun e Kombinatit, Tiranë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.














