Gazeta “Si”- Anticikloni afrikan do të rikthehet në mesdheun qëndror ku pritet të zgjerohet edhe drejt ballkanit dhe vendit tonë ku priten temperatura të larta në ditët në vijim.
Ditën e sotme (e hënë) moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira deri mesatare në zonat juglindore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 17/33°C
Zona e ulët 18/37°C
Zona bregdetare 20/34°C
E Martë data 02 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 -10 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/35°C
Zona e ulët 18/38°C
Zona bregdetare 22/34°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




