Mode

Java e Modës në Moskë, stilistët vuajtën sanksionet e vendosura kundër Rusisë

Izolimi i Rusisë nga bota perëndimore si rezultat i sanksioneve ndikoi edhe te Java e Modës e cila u mbajt javën që kaloi.

Pushtimi i përgjakshëm i Ukrainës i urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin më 24 shkurt çoi në tërheqjen e kompanive ndërkombëtare nga Rusia në përputhje me mbylljen e përgjithshme të lidhjeve të Perëndimit.

Tani stilistët rus nuk e dinë si do të vazhdojnë punën e tyre pa materialet e importuara.

Stilistja ruse Olga Sinitsyna mendoi se pandemia e koronavirusit ishte më e keqja që mund t'i ndodhte industrisë së saj, por si rezultat i konfliktit, ajo thotë se tani insutria është 10 herë më keq.

“Gjithçka që ishte në Javën e Modës nuk është e bërë në Rusi.

Java e Modës në Moskë.

"Janë lëndë të para nga Italia, Kina... tani kemi vetëm dy zgjedhje, ose të bëjmë si të bëjmë ose të qajmë dhe të mos bëjmë asgjë.

"Koleksionet tona janë bërë tërësisht nga materiale të huaja, domethënë, nuk ka asgjë ruse përveç ekipit", tha Olesya Shipovskaya, një tjetër stiliste.

"Gjithçka tjetër, nga materialet e shkrirë deri te çdo buton, çdo zbukurim, makina qepëse, nuk ka asgjë që prodhojmë në vendin tonë".

Java e Modës në Moskë

Albina Akkulova, e njohur për veshjet e frymëzuara nga përrallat, thotë se stilistët do të detyrohen të kanalizojnë një pjesë të energjisë së tyre në promovimin e prodhimit vendas të modës.

"Për Rusinë në tërësi, janë mundësi të reja", tha ajo. "Ne do të krijojmë diçka tonën".

Java e Modës në Moskë kaloi si çdo Javë Mode në botë, por stilistët treguan se në të vërtetë, nëse lufta dhe sanksionet vazhdojnë, ose do të ketë një fund të stilistëve që tregojnë koleksionet e tyre para gjithë njerëzve ose do të ketë vetëm produkte ruse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë