Mode

Java e Modës në Milano, një rikthim në normalitet

Duke nisur nga Prada tek Fendi, Versace, Armani dhe shumë marka të tjera që po mundohen të zënë vend në botën e modës, Italia është mbushur me modele dhe rroba shumëngjyrëshe në kuadër të Javës së Modës.

Dizajnerja Donatella Versace di si të emocionojë me çdo prezantim koleksionesh. Surpriza e radhës e saj ishte Dua Lipa, e cila hapi dhe mbylli sfilatën Pranverë/Verë 2022.

Prej kohësh, Dua ka gjetur veten në veshjet e Versace-s. Krijimet e Donatella-s përbëjnë pjesën më të madhe të veshjeve që stilisti i saj, Lorenzo Posocco, zgjedh për të dhe në atë sfilatë, padyshim që Dua ishte ylli i shfaqjes.

Por nuk ishte vetëm Dua. Naomi Campbell, Emily Ratajkoëski, Lola Leon dhe Gigi Hadid “thyen” internetin, sa për pak çaste ëebsite i Versace-s u bllokua për shkak të trafikut të lartë në transmetimin e drejtpërdrejtë.

Savage X Fenty Vol.3, e shumëpritur e Rihanna-s ishte e mbushur me të famshëm që sfiluan për të treguar koleksionin e këngëtares.

Nënat modele Behati Prinsloo, Gigi Hadid, Emily Ratajkoëski, Irina Shayk dhe madje edhe Cindy Craëford ishin modelet profesioniste ndërsa vajza e Madonnës, Lourdes "Lola" Leon, këngëtari Troye Sivan dhe aktoret Sabrina Carpenter dhe Vanessa Hudgens gjithashtu treguan aftësitë e tyre.

Dhe vetë Bad Gal ishte pjesë e shfaqjes, e veshur me një body të kuq lëkure.

Me interpretuesit përfshirë Normani, Ricky Martin dhe Nas, shfaqja, e cila paraqiste stilet e meshkujve dhe femrave u mbyll me një reagim të Rihanna kur u pyet nëse partneri i saj, ASAP Rocky kishte kontribuar në dizajnet e veshjeve.

"Po tallesh me mua? A me njeh kush jam? Unë jam një fanatike kontrolli dhe ai thjesht është krenar për mua", tha Rihanna.

Ndërkohë, shfaqja e Prada-s ishte shansi ynë i parë për të parë punën e Miuccia Prada dhe Raf Simons në pistë. Bashkëpunimi i tyre filloi pikërisht me pandeminë. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, me vaksinat që rihapën botën, marka organizoi dy shfaqje njëkohëshisht, njëra në shtëpi në Milano dhe tjetra në Bund One të Shangait. Ekranet e mëdha LED u vendosën rreth pistës, dhe përmes tyre u panë të gjitha modelet që ecën.

"Nuk bëhet fjalë më për një botë të vogël në modë, apo diku tjetër," tha Simons "Bërja e këtyre shfaqjeve njëkohësisht demonstron një mundësi të re për të gjithë. Një mundësi që na u dha të gjithëve për të vazhduar me punën tonë”.

Kolektivisht, njerëzit në rrugë dhe njerëzit brenda industrisë së modës po përqafojnë joshjen. Ekziston një larmi mendimesh për atë që është joshja, por në përgjithësi, rrobat janë bërë më të ngushta, më të vogla dhe më të tejdukshme ndërsa fillojmë të dalim nga kjo krizë. Brezat e rinj shfaqin një lloj të ri të pozitivitetit të trupit që mund të jetë sinqerisht befasues për moshën me të madhe që nuk janë rritur aq të lirë.

“Seduction, Stripped Doën” është emri që Prada dhe Simons i dhanë koleksionit. Në shënimet e saj, Prada tha, "Ne menduam për fjalë më elegante, por kjo duket aq e modës së vjetër. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një gjuhë joshëse që gjithmonë çon përsëri në trup".

Dizajneri italian Giorgio Armani prezantoi një koleksion të lehtë të Emporio Armani për gra dhe burra në Javën e Modës në Milano.

Shfaqja e pasarelave pranverë/verë 2022 që shënoi dhe 40-vjetorin e markës, paraqiti një sërë veshjesh si xhaketa dhe kostume të ngjashme me pizhamat në materiale të buta. Emporio Armani shihet si një markë më rinore sesa linja kryesore e dizajnerit veteran Giorgio Armani.

Armani, 87 vjeç, filloi shfaqjen e pasarelave me nuanca të buta deve, gri, bezhë, rozë që u shndërruan në blu, jeshile dhe të kuqe më të guximshme. Veshjet e mbrëmjes përbëheshin nga fustane vezulluese dhe disa modele kishin printime dhe dekorime me lule.

Me mbylljen e javëve të modës në Nju Jork dhe Londër, festa e madhe vazhdon në Milano. Siç pritej nga italianët, shfaqjet pranverë/verë 2022, të cilat, si në Nju Jork dhe Londër, janë të parat që mbahen fizike që nga fillimi i pandemisë, deri më tani na kanë sjellë një copëzim të përshtatur në mënyrë të shkëlqyer , magjepsje. Thurjet me grep nga Alberta Ferretti, veshje sportive ultra-përrallore të Brunello Cucinelli dhe koleksioni që të gjithë do ta duan i Max Mara janë vetëm disa nga veshjet për të përmendur. Më poshtë, janë disa nga pamjet që ranë në sy nga Java e Modës në Milano.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë