Lojëra me Dore

Janik Siner triumfon në Majemi, mposht Dimitrov dhe bëhet numri 2 në botë

Gazeta Si – Një tjetër ndeshje perfekte për italianin, që mund bullgarin 6-3, 6-1 dhe parakalon Karlos Alkaraz në renditje botërore. Tani objektivi është numri 1 në botë, pozicion që mbahet nga Novak Gjokoviç.

Dimitrov, i cili vinte pas dy ndeshjesh të mëdha, pasi kishte eliminuar Alkaraz në çerekfinale dhe Zverev në gjysmëfinale, e nisi finalen me siguri në lojë. Siner çedoi pak në fillim, por më pas italiani e kaloi rrezikun. Rezistenca e Dimitrov zgjat pak dhe Janik e mbyll setin e parë 6-3 pas 42 minutash.

Në setin e dytë italiani ndryshon marsh dhe fitorja duket një formalitet. Një tjetër sukses për tenistin e ri, që tani sheh përpara dhe ëndërron të kalojë Gjokoviçin për të marrë fronin e renditjes botërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë