Vende dhe Udhetime

“Jam nga Ballkani, por vij nga një vend që nuk ekziston më”

Ish-Jugosllavia

Unë vij nga një vend që nuk ekziston më. Në vjeshtën e vitit 2011, dy dekada pas rënies, fillova një udhëtim për të gjetur Jugosllavinë. Fakti që vendi në të cilin kam lindur dhe jam rritur nuk ekzistos më në hartë, nuk ka rëndësi për mua.

Anja Mutic

Në atë kohë, Nju Jorku ishte baza ime. Unë isha një endacake e përhershme në kërkim të punës dhe ëndrrave duke kaluar shumicën e jetës në “arrati”. Një ditë isha duke lundruar në Galapagos, ndërsa ditën tjeter e gjeja veten në një shtëpi njëkatëshe në Bora Bora

I përkisja kujdo dhe asnjërit. Edhe pse e dija se isha e bekuar që mund të jetoja në çdo cep te globit, nëpërmjet të gjitha udhëtimeve, gjithnjë kishte një pyetje që më pëshpëriste në kokë:

Ku është shtëpia?

Ky kërkim ishte era që drejtonte varkën time. Diku larg, unë e dija se ai vend ekzistonte, ai ishte shtëpia ime e vetme.

Unë u rrita në Zagreb, atëherë ishte qyteti i dytë më i madh i Jugosllavisë, ndërsa sot kryeqyteti i Kroacisë. Mbaj mend ta kem kaluar fëmijërinë time duke luajtuar me shtatë kukulla barbi të gjitha me flokë të gjatë , të verdhë. Kisha një palë këpucë rozë, të cilat mi solli im atë nga një udhëtim punë në Meksikë në vitin 1984.

Kisha e St. John, Kaneo

Kur isha adoleshente, ndiqja “Beverly Hills” dhe isha e dashuruar me Dilanin. Kam lexuar poezinë e TS Eliot dhe dëgjoja Smiths. Prindërit e mi debatonin shumë, por pavarësisht gjithçkaje kisha një fëmijëri të lumtur.

Por, më pas Jugosllavia u rrëzua mes një luftë të egër që u shpërtheu në pjesën më të madhe të viteve 90’. Ndjeja se bota po tkurrej rreth meje. Pasi shpërtheu lufta, më dukej sikur tavani qendronte vetëm pak centimetra mbi kokën time dhe sapo të rritesha do të godisja fort sepse nuk kishte asnjë vend tjetër për të shkuar. Por unë doja të rritesha në një qiell të hapur dhe kështu që u largova.

Unë nuk isha refugjate, nuk isha e detyruar të shkoja, mërgimi im në vitin 1993 ishte i vetë imponuar. Por më shumë se 15 vjet më vonë, pasi kisha jetuar dhe udhëtova në të gjithë botën, e dija se nuk se nuk isha ne paqe me veten

Dukej sikur brenda natës, dikush kishte hequr dyshmenë ku po qendroja.

Gjithçka që kisha për të balancuar veten ishte një mishmash kujtimesh të këtij vendi pothuajse mitik, disa prej të cilave nuk isha edhe e sigurt në ishin të vërteta.

Anja Mutic
Zabreb

Pastaj në një mbrëmje me dëborë në apartamentin tim të Brooklyn, më erdhi një ide: Do të rishikoja kufijtë e atdheut tim të mëparshëm. Unë do të përpiqesha të kuptoja suksesin e luftërave që filluan me Slloveninë që shpalli pavarësinë në vitin 1991, luftën e Kroacisë për pavarësi që u trazua gjatë vitit 1995, luftës brutale në Bosnje që përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit në 1995-ën dhe pastaj bombardimin e Serbisë nga NATO-s në vitin 1999.

Por pas kaq shumë vitesh, Jugosllaia ishte një terren i paeksploruar, një ish-subjekt politik në të cilin pasaportën time kishte skaduar. Unë nuk isha e interesuar të zhytesha në politikën e së kaluarës gjithsesi. Doja thjesht të rijetoja emocionin e këtij vendi të humbur.

Kisha një buxhet të kufizuar, plane të mëdha dhe një frikë nga ajo që do të gjeja. Isha e frikësuar se do të hapja kutinë e Pandorës plot me dhembje dhe humbje të shkaktuara nga lufta.

Anja Mutic

Fluturova për në Zagreb dhe bëra një shëtitjë në qytet edhe pse ishte një mbrëmje e ftohtë tetori. Ishte ora 18:00 kur u nisa drejt Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë. Isha gati të udhëtoja për 12 orëpër të shkuar në një vend ku askush nuk po e priste ardhjen time. Shumë njerëz e quajtën përpjekjen time për të udhëtuar në të gjitha ish-republikat e Jugosllavisë të çuditshme. "Çfarë po të nxit në këtë udhëtim të çuditshëm?", pyetën ata.

Por unë udhëtova për gjashtë javë, siç e kisha planifikuar, afërsisht një javë në çdo ish republikë jugosllave, tanimë shtete të pavarura: Kroacia, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia.

Përgjatë rrugës, takova njerëz të ndryshëm nëpër kafene. Në Jugosllavi, të pish një kafe me dikë, është një “ritual shoqëror” dhe gjatë udhëtimit tim, desha ta nderoj këtë traditë.

Gjatë udhëtimit kisha shpresë se përgjatë rrugës dikush do të thoshte diçka që do të kristalizonte të gjithë jetën time dhe vdekjen e ngadaltë të Jugosllavisë, ngjarje që la një gjeneratë të tërë me një ndjenjë të vazhdueshme arratije.

 E dija që nuk isha e vetme në ndjenjën e humbur, por më duhej të kuptoja se si e përpunonin të tjerët ketë përvojë kolektive si një komb i fragmentuar.

Doja t’ia hidhja sytë një rrugë, një fshati apo një pylli dhe të ndjeja se gjithçka  do të shkontë në vendin e vet.

Asnjë nga këto nuk ndodhi.

Por për çudinë timë u përballa me diçka qe nuk e prisja: Tregimet e të tjerëve u bënë shtylla e papritur e udhëtimit tim.

Shkup

Gjatë udhëtimit tim, takova 50 perona dhe regjistrova bisedat tona në kafe. U ula me paraushtarakët, filozofët, politikanët dhe poetët. Kam pirë kafe me aktivistë, artistë dhe aktorë. Kam biseduar me muzikantë, mësues dhe punonjës të OJQ-ve.

"Duhet ta pranoj, Jugosllavia nuk u shua kurrë për mua, ndonjëherë kam nostalgji për të -tha Dançe, njëriu i parë që takova në Shkup- Jugosllavia nuk është thjesht pjesë e fëmiërisë time, është pjesë e asaj që unë jam dhe për mirë ose për keq do të mbetet kështu përgjithmonë."

 E kisha kontaktuar Dançin përmes një miku të përbashkët në Nju Jork dhe më pas takova vajzën e një poeti të njohur maqedonas. Ajo po që ishte një prani poetike. Flokët e zbërthyera, fytyra e gjerë me tiparë të theksuara dhe sy të gëzuar.

Në një mbrëmje të ngrohtë, vendosa të bëjë një shëtitje në rrugët e lagjes Stara Čaršija (Pazari i Vjetër) në Shkup. Pashë një burrë të moshuar që përzinte dy fëmijë të komunitetit Rom, u zhyta nëpër dyqanet që shisnin punime prej lëkure, bakri dhe tekstili, u mahnita nga sallat që shisnin vetëm veshje tradicionale dasmash dhe opançe (këpucë lëkure tradicionale e veshur nga banorët në Evropën juglindore) .

Më pas nga një oborr aty pranë, erdhi një aromë aq e fuqishme sa nuk më mbeti zgjidhje tjetër përveçëse ta ndiqja. Nën hijen e pemëve të fikut, pashë dy zonja me rroba të shkurtra tek trazonin një tenxhere të madhe me pure të kuqe me një lugë gjigante prej druri.

Sabrije Elezi dhe Usnje Fetahi po pergatitnin ajvarin, ushqimin e shijshëm ballkanik, të përbërë nga specat e kuq.

Anja Mutic
Sabrije Elezi

Ai përgatitet gjithnjë në mes të vjeshtës, e cila konsiderohet edhe si sezoni i piperit dhe kërkon një proces intensiv pune që përfshin orë të tëra përgatitjesh. Ne u ulëm në oborr nën pemë fiku, duke filluam të përzienimim tenxheren. Usnija bëri kafe turke dhe ma solli në një tabaka prej druri, ndërsa Sabrija më soli reçel. E pyeta se çfarë kujtonte nga Jugosllavia.

 "Jeta ishte shumë më e mirë atëherë," tha ajo.

Ndërkohë që shokët e mi të kafesë tregonin historitë e tyre, unë dëgjoja e mahnitur. U kushtova vëmendje të madhe historive të tyre, edhe nëse isha duke pirë kafenën e 14-të të ditës.

Pyeta, dëgjova, mbajta shënime, u përballa me emocione të forta dhe reagime të zemëruara.

Disa mbajtën qendrime politike, duke ofruar teorinë e tyre të kolapsit të Jugosllavisë. Të tjerë filluan të tregonin historitë e tyre personale, kishte zemërim, melankoli, zhgënjim, mall, tradhëti, gjatë luftës të gjithë kishin humbëm diçka të çmuar.

Kur u ktheva në Nju Jork, vendosa të analizoja të gjitha historitë e tyre, por përgjegjësia për të ndarë me botën ato rrëfenja me sprapsi.

Ndonjëherë në jetë vendos të ndjekësh me vendosmëri një histori të së shkuarës, por edhe pse kanë kaluar shtatë vjet, unë ende nuk e kam shuar kuriozitetin.

Mëndova se duke u kthyer tek rrënjët e mia, do të gjeja kujt i përkisja, do të gjeja me në fund vendin tim.

Anja Mutic

Por unë jam njësoj (edhe pse natyrisht kam ndryshuar nga mosha). Udhëtimi nuk i shuajti përçartjet dhe pëshpërimat në kokë, ashtu siç kisha shpresuar.

Por në vend të kësaj, më dha një dritare intime në jetën e njerëzve para, gjatë dhe pas Jugosllavisë./BBC/ *Përshtati Xhuliana Toci


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë