Jahti REV Ocean do të hyjë në tregun e lundrimit duke filluar që nga viti 2020, duke u bërë kështu zyrtarisht më i madhi në botë. Por ndryshe nga të gjithë jahtet e tjerë, që janë objekte luksi në duart e sheikëve nga Katari, apo miliarderëve rus, ky mjet lundrimi është i ndërtuar për qëllime mjedisore.
REV Ocean është pjesë e një nisme jo fitimprurëse e nisur nga miliarderi norvegjez Kjell Inge Røkke. Jahti është i gjatë 182.9 metra dhe është krijuar për shkencëtarët dhe kërkime detare me një kapacitet maksimal prej 90 personash, përfshirë ekuipazhin, shkencëtarët dhe miqtë e paktë. Anija pritet të hyjë në shërbim sapo të mbarojë kolaudimet e nevojshme në port. Anija, e cila do të jetë jahti më i madh në botë, do të funksionojë si një anije kërkimore.
Nina Jensen, drejtor i Përgjithshëm i REV Ocean, tha: “Në këtë jaht misioni ynë është të bëjmë një ndryshim të vërtetë në përmirësimin e gjendjes së oqeanit tonë. Për ta arritur këtë, ne duhet të punojmë së bashku dhe të krijojmë partneritete me institucione dhe organizata të tjera me qëllime dhe vlera të ngjashme, kryesisht ata që kanë marrë angazhime për qëndrueshmërinë dhe shëndetin e ardhshëm të planetit tonë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.