Bota

Ja ku ndodhej Vladimir Putin kur u rrëzua avioni i Prigozhin (Video)

Yevgeny Prigozhin mendohet të jetë në mesin e 10 personave që ndodheshin në bordin e avionit të tij privat, kur Embraer Legacy 600 u rrëzua në rrethinat e Moskës pasi ishte nisur nga aeroporti Sheremetyevo.

Duke qenë se Ministria e Emergjencave të Rusisë konfirmon se nuk ka asnjë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit, pritet vetëm konfirmimi i gjetjes së trupit të shefit të mercenarëve të Wagner.

E teksa avioni me Prigozhinin në bord rrëzohej në afërsi të Moskës, të gjithë pyesnin veten se ku mund të ndodhej Vladimir Putin.

Shefi i Kremlinit sipas raportimeve ka qenë duke shijuar performanca të muzikës klasike në një koncert që zhvillohet për të festuar fitoren e sovjetikëve në Luftën e Dytë Botërore, në Betejën e Kurskut.

Presidenti rus po ashtu është kapur në kamera duke mbajtur një fjalim para të pranishmëve, sipas fotove dhe videove të publikuara nga mediat ruse, por që nuk janë konfirmuar.

Putin teksa fliste ka përshëndetur edhe heronjtë e luftës që ai e quan operacioni special ushtarak i Rusisë në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë