Ka ndodhur

Iu gjetën bimë narkotike, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në Mallakastër dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Policia thotë se është arrestuar në flagrancë shtetasi M. Sh., 54 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në fshatin Zhupanat, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre është shtetasi M. Sh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë