Teknologji dhe Inovacion

Italianët do gjurmojnë të infektuarit me aplikacion: Kështu ndalet epidemia

Ai lejon të gjurmohen lëvizjet e njerëzve pozitivë ndaj koronavirusit dhe të paralajmërojnë ata që kanë rënë në kontakt me ta duke u treguar se janë në rrezik infektimi. Aplikacioni është zhvilluar nga një kompani italiane dhe është projektuar me qëllim mbrojtjen civile. Aplikacioni tashmë pret vetëm dritën jeshile të qeverisë.

"Ne kemi zhvilluar tashmë një aplikacion i shkarkueshëm në telefonat celularë, i cili lejon të gjurmohen në kohë reale lëvizjet e njerëzve që janë pozitivë ndaj koronavirus, të paralajmërohen ata që kanë rënë në kontakt me ta duke treguar që janë në rrezik infektimi dhe të identifikojë lindjen dhe zhvillimin e zonave të reja të mundshme të shpërthimit të epidemisë. Të gjitha në një mënyrë absolutisht anonime. Ne jemi duke bërë testet e fundit dhe jemi të gatshëm t'i ofrojmë ato në dispozicion të Mbrojtjes Civile", thotë Luca Foresti, drejtor ekzekutiv i rrjetit të Qendrave Mjekësore Santagostino të klinikave të specializuara.

Ish-normalist (në Pizë ai studioi fizikë dhe matematikë) me përvojë në financa etike dhe sipërmarrje dixhitale, ai është duke punuar me ekspertë të mëdhenj italianë për të dhëna të rëndësishme në një projekt jofitimprurës për të vendosur analizën e të dhënave dhe gjeolokacionin digjital, duke shërbyer për kontrollin e epidemisë Covid-19.

Sëbashku ata kanë formuar një organizatë jofitimprurëse nën drejtimin tekniko-shkencor të ish-Komisionerit për Agjendën Digjitale Diego Piacentini dhe të presidentit të Açademia dei Lincei Giorgio Parisi. Në këtë sipërmarrje janë përfshirë "Bending Spoon", kompania më e rëndësishme italiane që krijon aplikacione dhe i vë në punë; "Jakala", një kompani e marketingut dixhital me aftësi të shkëlqyera në fushën e koordinatave gjeografike; dhe "Geouniq", i cili hartoi një program gjeolokacioni të aftë për të identifikuar pozicionin e një telefoni celular (përfshirë katin e ndërtesës ku ndodhet) me një gabim prej vetëm 10 metrash.

Për çfarë shërben aplikacioni?

“Të kufizojë dhe të mbajë nën kontroll infektimet duke ndërhyrë në zonat e shppërthimit në një mënyrë strategjike, kirurgjikale. Izolimi i vendosur nga qeveria në këtë kohë është thelbësor, por duhet të mendojmë për mekanizma për postsituatën, kur virusi do të jetë zvogëluar, por jo të jetë zhdukur plotësisht dhe do të duhet të parandalojmë që ai të përhapet përsëri ".

Si funksionon?

“Është një aplikacion që shkarkohet në celular që lejon, pasi të jenë identifikuar personat pozitiv, të rindërtojnë të gjitha lëvizjet e tyre në javët e mëparshme dhe të dërgojnë një mesazh për ata me të cilët kanë rënë në kontakt për të sinjalizuar se janë në rrezik dhe duhet të fillojnë vetëngujimimn. Duke vepruar kështu, ndalohet përhapja e virusit. Është e njëjta qasje e eksperimentuar në Korenë e Jugut, Singapor dhe pjesërisht në Kinë, e cila ka treguar shumë efektivitet”.

Një nga problemet është se shumë njerëz pozitivë me simptoma të buta nuk zbulohen sepse nuk u nënshtrohen testimeve...

“Aplikacioni gjithashtu ka një “ditar klinik” për dedektimin e hershëm, individualizimin e parakohshëm të infektimit. Një seksion ku përdoruesit individualë mund të regjistrojnë në mënyrë anonime çdo simptomë. Të dhënat e mbledhura në këtë mënyrë na lejojnë të parashikojmë nëse ka zona në të cilat infeksioni po përhapet. Sidoqoftë, ne sot testojmë vetëm njerëzit që përkeqësohen: do të thotë që ne zbulojmë raste kur ato janë të paktën dhjetë ditore. Dhe kështu ata tashmë kanë infektuar të tjerët. Të dish nëse sot në Milano, për shembull, ka një rritje të papritur të njerëzve me ethe, do të thotë të jesh i aftë të ndërhysh menjëherë me karantinë dhe izolim parandalues. Atëherë, natyrisht, është e dëshirueshme të bëjmë testin: shpresojmë se do të vijmë edhe tek ai moment”.

A mund të vërehen lëvizjet "e tepërta" siç janë ato të raportuara në Lombardi ditët e fundit?

"Po, ne jemi tashmë në gjendje të zbulojmë mbi baza statistikore (anonime) sjellje të rrezikshme ose të themi se cilat komuna kanë sjellje të gabuara dhe prandaj duhet të rishikojnë politikat e kontrollit. Jo vetëm kaq, këto të dhëna mund të integrohen me ato të Istat për të gjurmuar hartat e mëtejshme të rrezikut ". Cilat të dhëna të Istat? "Istat e ndan tërë territorin kombëtar në" qeliza "me 65 familje. Për secilën prej tyre kemi shpërndarjen e popullatës bazuar në moshën: nëse e dimë që në një territor të caktuar ekziston një përqendrim më i madh i të moshuarve, e dimë që ekziston një probabilitet më i lartë për të pasur viktima dhe për këtë arsye duhet të mendojmë për ndërhyrje strategjike në atë zonë “.

Kush do të kishte akses në këto të dhëna?

"Mbrojtja civile, e cila kështu mund të ndërhynte në kohë reale për të parandaluar sjellje të gabuara ose të përgatisë përgjigjen shëndetësore. Dhe pastaj komuniteti shkencor. Hulumtimi shkencor është thelbësor për të mposhtur koronavirusin, por ai duhet të jetë i shpejtë: për këtë arsye duhet të ketë të dhënat më të sakta të mundshme. Më në fund, aplikacioni gjithashtu funksionon në drejtim të kundërt: do të lejojë të informojë dhe ndjek qytetarët që janë të shqetësuar ose me simptoma, të cilët tani nuk mund të mbërrijnë gjithmonë të ken ëakes në numrat e urgjencës”.

Në të gjitha këto, megjithatë, ekziston problemi i privatësisë: ne jemi në një demokraci, është një e drejtë themelore e njerëzve.

“Ne e kemi marrë parasysh këtë që nga fillimi dhe kemi zhvilluar aplikacionin në bashkëpunim me Giuseppe Vaciago, një avokat dhe një nga ekspertët kryesorë në mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme në Itali. Aplikacioni nuk zbulon të dhënat personale ose numrin e telefonit të njerëzve”.

Në Kore kishte probleme sepse rindërtimi i lëvizjeve të personave të infektuar e bëri të qartë se kush ishin dhe çfarë po bënin.

“Ne nuk i bëjmë gjurmimet publike, por paralajmërojmë automatikisht ata që kanë qenë në vendet ku ka pasur persona të infektuar.”

Çfarë ju mungon që të nisni aplikimin në terren? A jeni duke pritur për autorizimin e qeverisë? Ka edhe realitete të tjera që janë duke punuar në mjete të ngjashme ...

"Ne jemi në kontakt me ministrinë për inovacionin dixhital të udhëhequr nga Paola Pisano, e cila na ka dhënë mbështetjen e saj. Dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe bashkojmë forcat me këdo që ka zhvilluar mjete të tjera të dobishme”./corriere


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë