Ngjarje

Italia shënon mbi 15 mijë viktima por epidemia nis të zmbrapset

Italia ka shënuar sot edhe 681 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 15,362.

Por edhe pse shifrat i ngjajnë një bilanci lufte, numri i viktimave ka ardhur duke rënë gradualisht prej tetë ditësh dhe numri i rasteve të reja duket se gjithashtu është stabilizuar.

Brenda 24 orët e kaluara, Italia zbuloi 2,886 raste të reja të raportuara, duke e çuar numrit e të infektuarve në 124,000 raste. Kurba vijon të jetë e sheshtë me të njëjtat shifra të qëndrueshme

Italia është ende në pikun e epidemisë, por lajmi i mirë është se ka më shumë të shëruar dhe më pak persona që kanë nevojë për terapi intensive. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.238 persona, duke e çuar numrin  e të rikuperuarve në 20 mijë të shëruar gjithsej në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë