Ura mbi lumin Magra, në rrugën 70 pranë Aulla, që lidh Santo Stefano Magra, në La Spezia, me Albiano Magra, në provincën e Massa Carrara, ra në gjithë gjatësinë e saj.
Nga informacionet paraprake rezulton se dy furgonë janë përfshirë në aksident duke rënë në shtratin sipër rrugës së shembur. Shoferi i një furgoni, një korrier, u plagos lehtë dhe u transportua në spitalin e Cisanello të Pisas me helikopter pas disa traumave të vogla që iu shkaktuan për shkak të rënies. Asgjë kërcënuese për jetën. Një shofer tjetër ka mbetur i padëmtuar. “Ura është shembur vetë”, shpjegoi kryetari i bashkisë Aulla Roberto Valentini, i cili kreu një inspektim në vend. Ura – e gjatë rreth 400 metra dhe rreth 7-8 metra e lartë – u inspektua nëntorin e kaluar për një çarje që ishte konstatuar në asfalt, dhe më pas u riparua. Ministrja e Infrastrukturës, Paola De Micheli ka kërkuar një raport nga Anas, që po administron objektin që nga viti 2018.
Erë e fortë gazi në vend, rrjedhje e bllokuar
Në kohën e shembjes, që ndodhi rreth orës 10.30, një zhurmë e fort u ndje deri në disa kilometra larg. “Në kohë normale është një urë shumë e ngarkuar”, shpjegoi një oficer nga policia e trafikut që ndërhyri në vend, “por me bllokimin që i është bërë jetës për shkak të koronavirusit, kur ndodhi shembja, ishin vetëm dy furgonët” të përfshirë në aksident. Zjarrfikësit, me ekipet Usar dhe qen, drone e ndihmën e një helikopteri, po kontrollojnë për praninë e automjeteve të tjera dhe njerëzve të tjerë që mund të jenë përfshirë në shembjen e urës Albiano Magra. Për momentin, kërkimet kanë dështuar. Kishte edhe një erë të fortë të gazit në vend, për shkak të një derdhje që rezultoi nga prishja e një tubacioni të shkaktuar nga shembja e urës. Derdhja u bllokua nga Italgas. Një zëdhënës i kompanisë shpjegon, në një shënim, se reagimi i urgjencës i kompanisë shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bllokoi derdhjen.
Ministrja De Micheli i kërkon Anës një raport
Ministrja De Micheli, sipas disa burimeve, kontaktoi kryetarin e komunës së Aulla, Roberto Valettini, për të konstatuar shëndetin e personave të përfshirë në vendngjarje. Ministrja gjithashtu kërkoi menjëherë një raport të detajuar nga Anas, kompania që në vitin 2018 u bë menaxhere e rrugës provinciale 70, duke fituar menaxhimin nga Provinca e Massa Carrara. Anas, me kërkesë të ministrisë së infrastrukturës dhe transportit, do të sigurojë të gjitha informacionet pasuese mbi kushtet e trafikut. Kryetari i Bashkisë Aulla tha se ai “kishte dërguar tre letra në Anas gjatë muajve të fundit për të raportuar problemet me stabilitetin e urës”.
Provinca e La Spezia: “dëmtim serioz”
“Në një kohë me vështirësi serioze siç është ajo me të cilën po hasim në të gjithë vendin, shembja e urës Albiano është një plagë që merr përmasa vërtet serioze”, komentoi Presidenti i Provincës së La Spezia Pierluigi Peraçhini, i cili nënvizon: “Rrjeti i lidhjeve në atë pjesë të territorit është jashtëzakonisht i lidhura me tonat dhe i shërbejnë shumë zonave që zhvillojnë artizanatin që janë me vendbanim në Provincën tonë “. Presidenti i UPI (Unioni i Provincave Italiane) Michele de Pascale thekson: “Duhet të jetë e qartë, edhe një herë, se kur Provincat thonë me zë të lartë, dhe me shkrim, se vendit i duhet mirëmbajtje urgjente nuk është për të bërë alarmizëm por sepse prania në territor na lejon të kemi një pasqyrë të qartë të nevojave ”.
Rajoni i Liguria ofron mbështetje për Toscana
Ndërkohë, Rajoni Liguria i ka ofruar “gjithë mbështetjen e mundshme” Toskanës përmes qendrës së mbrojtjes civile të Santo Stefano Magra. Rajoni i Liguria gjithashtu do të ndërmarrë veprime për të vlerësuar dëmet në La Spezia që vijnë si rezultat i ndërprerjes “të një lidhjeje shumë të rëndësishme për lëvizshmërinë në zonë”.
Në urë kishte një çarje nëntorin e kaluar, rreziku ishte përjashtuar
Në 3 nëntorin e kaluar në urë, gjatë disa ditëve që bëri mot i keq, u bë një inspektim nga teknikët e Anas, nga të cilët varet infrastruktura, pasi ishte zbuluar një çarje në asfalt. Por nga kontrollet u deklarua se nuk kishte “probleme të rrezikshme”, shpjegon Gianni Lorenzetti, president i Provincës së Massa Carrara. Inspektimi, kujton ai, është bërë në prani të këshilltarit bashkiak të Aulla dhe policisë. Vetë Komuna siguroi qytetarët me një postim në faqen institucionale duke informuar se “trafiku nuk do të kufizohej”./skytg24/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.















