Pasaporte vaksinimi e detyrueshme për personelin e shkollave dhe jo vetëm. Referuar burimeve qeveritare “Ansa” shkruan se një gjë e tillë do tu kërkohet edhe studentëve të universiteteve, me rifillimin e vitit akademik.
Detyrimi do të zbatohet për profesorët e universitetit, si dhe për të gjithë stafin e shkollave.
Në diskutim mbeten ende nxënësit e shkollave të mesme që janë mbi 16 vjeç.
Tamponët për nxënësit e shkollave të mesme do të kenë çmime të kontrolluara. Konkretisht tamponi i shpejte per moshat 12 deri ne 18 vjec do te jete 8 euro, ndersa 15 euro do te jete per gjithe te tjeret.
Ndërkohë nuk është përkufizuar ende korniza e sanksioneve për personelin e shkollave që nuk do te paraqesin pasaportën e vaksinimit.
Ata që nuk do të mund të shkojnë në shkollë me argumentin se nuk kanë një pasaportë të tillë atëherë mungesa e tyre do të konsiderohet e pajustifikuar.
Nuk do të kërkohet pasaportë për tragetet por vetem për udhëtime brenda rajonit.
Pasaporta nuk do të jetë detyrim as për transportin publik autobusët, metrotë dhe trenat rajonale. As edhe për ata që do të rezervojnë në hotele apo do të kalojnë vaktet në restorantet e hoteleve
Karantina për ata që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit, në rast kontakti me një të infektuar me COVID do të zgjasë vetëm shtatë ditë nga dhjetë që ishte duke paraqitur në fund të karantinës një test negativ.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje