Bota

Italia nuk do t’i lejojë të pavaksinuarit në restorante, palestra apo kinema

Italia ka vendosur të kërkojë certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit për një sërë aktivitetesh, duke kufizuar kështu të gjithë qytetarët që nuk janë imunizuar.

Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që nuk kanë bërë asnjë dozë të vaksinës, nuk do të mund të hynë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të restoranteve, kinematë dhe palestrat.

Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata nuk do të jetë e nevojshme për transport.

Vendimi vjen ndërkohë që rastet ditore të Covid-19 në Itali janë sërish në rritje. Ato janë dyfishuar gjatë javës së kaluar. Mbi 5,000 të infektuar janë raportuar vetëm të enjten.

Rreth gjysma e italianëve janë tani për tani plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Italia ka konfirmuar mbi 4.3 milionë raste dhe afro 128,000 viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë