Analize

Italia në karantinë deri më 3 maj!

“Kemi vendosur të zgjasim masat kufizuese deri në 3 maj, një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të cilin unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike”. Me këtë fjali, kryeministri Italian Xhuzepe Konte ka njoftuar mbrëmjen e së premtes se Italia do të mbesë në karantinë deri në fillim të muajit të ardhshëm.

Kjo sipas Kontes, është mënyra e vetmë që vendi fqinj të fitojë betejën me pandeminë.

Në një deklaratë për media, Konte njoftoi italianët edhe për lehtësimin e disa masave, duke theksuar se bizneset si libraritë dhe dyqanet për fëmijë do të lejohet të hapen.

Megjithatë, kryeministri u kërkoi italianëve dhe autoriteteve të jenë më vigjilentë së kurrë veçanërisht tani që janë Pashkët. "Ne nuk mund të hedhim poshtë përpjekjet e bëra deri më tani. Nëse dorëzohemi rrezikojmë të fillojmë sërish nga e para", tha ai.

Gjatë konferencës për shtyp, Kryeministri gjithashtu u përqëndrua tek rindërtimi i ekonomisë dhe marrëveshjet me Eurogrupin.

Rikthimi gradual në normalitet

Në paraqitjen e dekretit të ri, Konte tha se shpreson që pas 3 majit italianët të mund të fillojmë përsëri me kujdes dhe gradualisht, jetën normale. “Vendosmëria jonë është që të lehtësojmë masat për të gjitha fabrikat e prodhimit sa më shpejt që të jetë e mundur, për të ndezur motorët prodhues të vendit tonë sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi Konte.

In this photo taken on March 04, 2020 Italy's Prime Minister Giuseppe Conte speaks during a press conference held at Rome's Chigi Palace, following a Ministers' cabinet meeting dedicated to the corinavirus crisis. - Lockdown measures taken in Italy over the coronavirus pandemic will be extended beyond their original deadlines, Prime Minister Giuseppe Conte said on March 19, 2020. (Photo by Tiziana FABI / AFP)

Ai tha se karantina deri më 3 maj është gjithashtu e vlefshme për pothuajse të gjitha aktivitetet e prodhimit, duke theksuar se përparësia e qeverisë së tij ishte shpëtimi i jetëv.

Italia përgatitet për fazën 2

"Puna për fazën 2 tashmë ka filluar - vazhdoi Conte - Ne nuk mund të presim që virusi të zhduket nga territori ynë. Do të na duhet një program i bazuar në dy shtylla: punën e ekspertëve dhe protokollin e sigurisë në vendet e punës ".

Kryeministri ka konfirmuar emërimin e Vittorio Colao si kryetar i Komitetit Shkencor Teknik, i cili do të mbështetet nga komiteti i ekspertëve për të planifikuar fazën 2. "Për këtë fazë të re do të përdorim kontributin e ekspertëve, sociologëve, psikologëve dhe ekspertëve", tha kryeministri.

Ai e vuri vazhdimisht thekson tek siguria në vendin e punës, duke e cilësuar si hapin kryesor për hapjen e ekonomisë.

"Ne nënshkruam protokollin për sigurinë në vendin e punës në mes të marsit me partnerët tanë të biznesit, Tani ekspertët po e integrojnë në çdo sektor. Rekomandimi për menaxherët e ndërmarrjeve është në këtë periudhë është të dezinfektojnë vendet e punës”, tha Konte drejtuar kompanive.

 Një rekomandim specifik për sigurinë dhe rihapjen e disa aktiviteteve, Konte e bëri këtë në turizëm, i cili ka një ndikim të rëndësishëm në PBB-në e vendit fqinj. "Ekziston rreziku i kthimit të valës infeksioneve, imagjinoni se çfarë do të thotë të hapin turizmin me njerëzit që vijnë nga jashtë. Ne do të duhet të jetë gati ", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë