Ngjarje

Italia mbyll shkollat e universitetet

Qeveria italiane do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet deri në mes të marsit për shkak të shpërthimit të koronavirusit, i cili është përhapur tanimë në të gjithë Italinë.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri italian Xhupeze Konte njoftoi një sërë masash shtesë për të parandaluar përhapjen  e mëtejshëm të virusit. Në Itali shpresohej se numri i të prekurve do të vinte duke u ulur, por tani që nurmi i viktimave është afro 80,  Conte ka hartuar rregulla të reja dhe radikale për tju përgjigjur përhapjes së koronavirusit.

Këto rregulla vlejnë për të gjithë qytetarët në Itali, dhe jo vetëm për banorët e rajoneve të prekura nga infeksioni.

Shkollat bosh në Itali, Gazeta Si, 2020

Nga sot eventet sportive do të zhvillohen me dyer të mbyllura, distanca e sigurisë mes njerëzve duhet të jetë të paktën 1 metër, do të eleminohen kontaktet fizike gjatë përshëndetjeve si takimi i duarve, puthjet dhe përqafimet kurse të moshuarit mbi 65 vjeç duhet të reduktojnë në maksimum daljen në rrugë.

Ndërkohë, Pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor mendohet të jetë për një periudhë prej mund të zgjatet për një muaj. Ndër masat e reja qeveritare për përballimin e epidemisë qeveria parashikon rritjen në 4 miliardë euro të financave të akorduara në përgjigje të emergjencës së epidemisë.

Të gjitha rekomandimet janë të vlefshme për të paktën 30 ditë, nuk janë të detyrueshme por shkencëtarët dhe qeveria shpresojnë se do të vihen në praktikë nga italianët.

Koronavirusi, Italia mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet, Gazeta Si, 2020

Drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Shëndetit, Giovanni Rezza tha se tani është bërë e domosdoshme që njerëzit të ndryshojnë sjelljen dhe të bëhen më pak social, të moshuarit mbi 65 vjeç të reduktojnë në maksimum kontaktet dhe ekspozimin në rrugë pasi sipas të dhënave nga rajoni i Lombardisë, 53 për qind e të gjithë të infektuarve janë të kësaj grupmoshe.

Qeveria ka planifikuar edhe mundësinë e shtrirjes së zonave së kuqe në disa bashki dhe zona të tjera të vendit, duke përjashtuar Milanon.

Ministria e Mbrojtjes ndërkohë ka vënë në dispozicion 2.200 dhoma dhe rreth 6.600 shtretër, të shpërndara në të gjithë territorin kombëtar, në favor të qytetarëve që duhet të vendosen në karantinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë