Ngjarje

Italia, Britania e vende të tjera europiane i rikthehen karantinës

Italia do të bllokojë gjashtë rajone dhe do të ndalojë që njerëzit të kalojnë mes tyre. Qeveria italiane njoftoi dje në mbrëmje se do të bllokonte një pjesë të konsiderueshme të vendit, përfshirë rajonet veriore që janë motori i saj ekonomik, në një përpjekje për të ndaluar një ringjallje të valës së infeksioneve. Kryeministri Giuseppe Conte tha se masat, më drastike që nga bllokimi në të gjithë vendin në Mars, do të hynin në fuqi të Premten.
"Situata është veçanërisht kritike," tha Conte në një konferencë shtypi në mbrëmje. Ai tha se virusi po lëvizte me një ritëm "të fortë dhe madje të dhunshëm".
Në të gjithë Evropën, përpjekjet për të ndaluar një valë të dytë të rasteve me masa deri diku të rrepta, po zëvendësohen nga rregulla shumë më të rrepta dhe përpjekjet e nxituara për të forcuar sistemet shëndetësore që mund të arrijnë shpejt kapacitetin në javët e ardhshme.
Duke filluar nga e enjtja, Anglia do të jetë nën një bllokim të dytë. Polonia do të mbyllë shkollat dhe dyqanet këtë fundjavë dhe Lituania do të hyjë në një bllokim të plotë. Zvicra ka thirrur ushtrinë për të forcuar spitalet. Dhe ministri i shëndetësisë i Francës po bën presion për të zgjatur një gjendje të jashtëzakonshme deri në shkurt.
Lëvizja brenda rajoneve gjithashtu do të jetë rreptësisht e kufizuar. Baret dhe restorantet do të mbyllen në të gjitha rajonet dhe dyqanet që shesin mallra jo të rëndësishme do të mbyllen në shumicën e tyre. Tre nga rajonet shtrihen në veriperëndimin e vendit ku përfshijnë Lombardinë, e cila është thelbi i Italisë. Rajonet jugore janë Kalabria, Pulia dhe ishulli i Siçilisë. Conte tha se kufizimet, po vendosen sepse në disa rajone virusi duket se ka në virulencëmë të madhe dhe kjo është një rrezik që shërbimi shëndetësor të bjerë në kolaps shumë shpejt.
"Ne duhet të ndërhyjmë patjetër," tha ai.
Vendi do të ndahet në tre zona: të kuqe, portokalli dhe të verdhë, secila me kufizimet e veta. Qeveria do të japë vlerësime cdo javë për situatën. Dekreti i ri i qeverisë përshkruan se do të qëndrojnë të mbyllura muzetë, shkollat e mesme dhe në fundëjave, qendrat tregtare, ndërkohë që Conte rekomandoi qqë qytetarët që qëndronin në shtëpi gjatë ditës. Gjithashtu tha se ai kishte zgjedhur një qasje të tillë sepse masat për të izoluar të gjithë vendin nuk do të ishin shumë efektive për zonat e infektuara. Kjo gjendje ka krijuar pakënaqësi në të gjithë Italinë javët e fundit, e pronarët e restoranteve dhe lokaleve që dolën në rrugë për të protestuar ndaj mbylljeve të hershme të vendosura kohët e fundit nga autoritetet. Megjithatë, Conte është zotuar të vazhdojë me masat e reja kufizuese.

Në Britani kryeministri Boris Jonhson foli në parlament dje duke thënë se nuk kishte asnjë alternativë tjetër, përvec se i gjithë vendi duhet të izolohej për rreth një muaj. Johnson i kishte rezistuar masave të tilla drastike, për javë të tëra duke refuzuar thirrjet nga shkencëtarët që këshillojnë qeverinë për një izolim më të hershëm, por më të shkurtër. Britania ka qenë vendi më i prekur nga pandemia në Evropë, me më shumë se 60,000 vdekje. Akti normativ i qeverisë britanike, përshkuan se dyqanet, pub-et dhe bizneset e tjera me produkte jo thelbësore, duhet të mbyllen për një muaj. Ndërkohë njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk nevojiten të shkojnë në punë, ose jashtë për të blerë ushqim ose për të kryer ushtrime fizike. Gjermania dhe Franca, të cilat provuan izolimin e pjesshëm, kanë rivendosur bllokimet në të gjithë vendin. Në Vatikan, Papa Françesku u bëri thirrje njerëzve të ndiqnin rekomandimet e autoriteteve politike dhe shëndetësore. Papa ndaloi audiencat publike në mars, por i riktheu përsëri në fillim të shtatorit, duke lejuar grupe të vogla të merrnin pjesë në oborrin e Vatikanit ose në sallën e audiencës. Zvicra i bëri thirrje ushtrisë të mbështesë shërbimet mjekësore, ndërsa numri ditor i rasteve të virusit shënoi një rekord të ri. Kabineti zviceran tha se ishte dakord të vendosë deri në 2,500 personel ushtarak për të mbështetur testimin, kujdesin dhe shërbimet e transportit. Zvicra regjistroi më shumë se 10,000 raste të Mërkurën, një rekord një-ditor dhe 73 vdekje. Lituania tha se do të vendoste një bllokim mbarëkombëtar që nga e Premtja, pasi numri i rasteve të reja u trefishua javët e fundit, ndërsa kryeministri i Danimarkës dhe shumica e qeverisë, hynë në karantinë pasi ministri i drejtësisë doli pozitiv për virusin. Polonia ndaloi një izolim kombëtar, por njoftoi kufizime të reja të Mërkurën. Institucionet kulturore dhe dyqanet jo thelbësore në qendrat tregtare duhet të mbyllen dhe numri i klientëve të lejuar në dyqanet e tjera do të jetë i kufizuar. Hotelet do të lejohen të pranojnë vetëm udhëtarë të cilët kanë ardhur për marrëveshje biznesi dhe të gjitha shkollat, duke nisur nga klasa e parë do të zhvillojnë mësim online.

Burimi:The New York Times/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë