Gazeta Si – Në Itali, policia ka arrestuar një grup prej 12 neo-nazistësh që kishin përgatitur një sulm ndaj kryeministres Giorgia Meloni.
Grupi i quajtur “Wereëolf Division” akuzohet për përgatitjen e sulmeve të rënda, propagandë për nxitje të krimeve racore, etnike dhe fetare dhe armëmbajtje pa leje.
Policia italiane tha në një deklaratë se anëtarët e grupit kishin shprehur ideale supernaciste dhe neonaziste.
Sipas dëshmive të deritanishme, të arrestuarit mohuan Holokaustin e hebrenjve dhe planet e tyre përfshinin përmbysjen me dhunë të shtetit demokratik dhe institucioneve të tij, me qëllim krijimin e një shteti autoritar, i cili sipas planet e tyre, duhet të bazohet në supremacinë e racës ariane.
“Unë stërvita pesë luftëtarë guerilë që t’u jepnin një armë në duar, të shkonin përpara Melonit dhe t’i qëllonin në kokë”.
Anëtarët e Divizionit të Ujqërve në fakt po ndiqnin, sipas akuzave, planin për të vrarë kryeministren Meloni, siç tregohet nga përgjimi i majit 2023 që i atribuohet Salvatore Nicotra, një 45-vjeçar nga Bolonja, në burg, i konsideruar një nga organizatorët e veprimtarisë propagandistike, kushtuar prozelitizmit dhe trajnimit të rekrutëve të rinj.
Një frekuentues i palestrave Thai Boxing dhe i pasionuar pas armëve të zjarrit, synimet e tij për të kryer vrasje qoftë edhe i vetëm ishin alarmante për hetuesit. Ai e deklaroi se ishte “gati të vdiste për kauzën” e tij.
“Ka një hotel përballë Parlamentit, prej andej mund ta qëlloni nga lart”, ka thënë gjithmonë Nicotra, duke iu referuar sipas hetuesve një “skenari operacional” për “t’i marrë jetën” kryeministres, të cilësuar si “tradhtare”, “konkubina e Sionit”, “duhet rrëzojmë”, “fashiste derisa erdhi në pushtet dhe tani e mohon të jetë e tillë”.
Një projekt me sa duket i përfshirë në një kuadër më të gjerë: “Unë po ju stërvitja, sepse doja t’i bashkohesha urdhrit të Hagalit, domethënë Forza Nuovas dhe atyre të tjerëve, për të zbritur në Romë dhe për të kryer një grusht shteti kundër qeverisë në Parlament. Doja t’u jepja të gjithëve një armë, një pushkë të gjithëve, për të qenë të stërvitur siç duhet për të kryer luftën guerile.”
Dhe përsëri: “A është koha për të formuar dy ushtri, një përballë rojeve të parlamentit italian, një pas vetë rojeve që do t’i kapte në befasi pas sulmit të parë dhe një front i tretë që sulmon frontalisht dhe hyn duke marrë politikanët jashtë?”.
Sipas policisë italiane, “Divizioni Ujk” mori emrin e tij nga një projekt sabotazhi dhe gueril nazist që synonte trupat aleate në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan sende të shumta, duke përfshirë flamuj, pankarta dhe thika me simbole naziste.
Me urdhër të Prokurorisë Kombëtare të Italisë kundër mafies dhe terrorizmit, po kryhen kontrolle edhe në Milano, Bari dhe Romë, Palermo dhe qytete të tjera të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.