Ka ndodhur

Itali, atentat me 7 plumba pistolete ndaj një 39-vjeçari shqiptar

Gazeta Si - Një 39-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar për mrekulli një atentati me armë zjarri në Itali. Mediat lokale shkruajnë se një ngjarja ka ndodhurr në Vittoria, në provincën e Raguzës, Siçili.

I plagosuri është një shqiptar me dokumente të rregullta në Vittoria, raportojnë mediat.

Ai u qëllua me 6 ose 7 plumba nga arma e zjarrit mbrëmjen e kaluar.

I plagosuri u dërgua në spitalit Guzzardi di Vittoria, ndërsa thuhet se gjendja e tij është e rëndë.

Policia ka nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin, i cili qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj shqiptarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë