Ka ndodhur

Itali, 42-vjeçari shqiptar vret bashkëshorten e tij rumune dhe arratiset

Gazeta Si - Një 42-vjeçar nga Shqipëria, Avni Meçje, dyshohet se ka vrrë bashkëshorten e tij rumune në Itali dhe pas krimit është shpallur në kërkim.

Mediat italiane, raportojnë se 35-vjeçarja Alexandra Elena Mocanu është gjetur e vrarë në banesën e saj në Viale Triste në Bolzano.

Trupi i pajetë, u gjet pasi vëllai i bashkëshortit të viktimës dha alarmin në polici. Shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë bërë të ditura.

Fqinjët i kanë raportuar policisë për grindje të vazhdueshme të çiftit. Megjithatë, deri tani policia italiane nuk ka akuza të ngritura ndaj bashkëshortit shqiptar të viktimës.

Policia nuk përjashton mundësinë që Meçje të jetë larguar drejt Shqipërisë, kjo për shkak se ai telefonatën e fundit e kishte bërë me vëllain, të cilin e njoftonte që duhej të largohej. Ai ka marrë me vete telefonin dhe makinën e bashkëshortes së tij të ndjerë.

Vëllai i autorit njoftoi policinë për të shkuar në banesën e çiftit, ku aty gjeti trupin e pajetë të 35-vjeçares të mbështjellë me batanije. Viktima punonte si banakiere në një lokal.

E gjithë dinamika e ngjarjes është e paqartë, ndërkohë që autoritetet italiane vijojnë hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë