Futboll

Ismajli është gjithmonë një garanci, mbrojtësi kuqezi mes më të mirëve tek Empoli

Gazeta Si – Empoli fitoi 1-3 mbrëmjen e së premtes në fushën e Salernitanës, ku mori 3 pikë të çmuara në luftën për mbijetesë në Serinë A. Prej 4 javësh ‘skuadra e shqiptarëve’ nuk humbet, ka 2 fitore dhe 2 barazime, që e kanë larguar disi nga zona e ftohtë e renditjes.

Nga kuqezinjtë në fushë ishte vetëm mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili bëri një para qitje shumë të mirë në këtë transfertë. Mbrojtësi i Kombëtares, i vlerësuar me notën 6.5 nga shtypi sportiv italian, nuk mungon në formacion dhe është një garanci për trajnerin Nikola.

Ardian Ismajli feston nje gol me Kombetaren. Gazeta Si, 10 shkurt 2024

Ashtu si Gjimshiti tek Atalanta, edhe mbrojtësi tjetër titullar i Kombëtares shqiptare po bën një sezon shumë të mirë me Empolin. Nëse të dy ruajnë këtë formë deri në Europianin e Gjermanisë, pa dyshim kuqezinjtë do të kenë një pikë shumë të fortë në prapavijë.

Ndryshe është situata me portierin Etrit Berisha, i cili prej disa javësh është ‘spektator’. Trajneri Silvinjo ka të drejtën të shqetësohet për portën, pasi Berisha dhe Strakosha nuk po luajnë me klubet e tyre. Po ashtu, edhe sulmuesi Stiven Shpendi qëndroi gjithë kohën në stol në ndeshjen e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë