Ngjarje

Ismail Kadare zyrtarisht edhe shtetas nga Kosova, Presidentja Vjosa Osmani i dorëzon dekretin e nënshtetësisë

Shkrimtari i njohur Islamil Kadare tashmë është bërë zyrtarisht edhe shtetas nga Kosova. Sot Presidentja Vjosa Osmani i ka dorëzuar dekretin e nënshtetësisë.

Me një foto ne rrjetet sociale, Osmani i uron mirëseardhjen shkrimtarit në familjen e madhe të Kosovës.

“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, shkruan Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë