“Djali i pa të gjitha”, është një ndër fjalitë e rrëfimit të Katerina Beqos, partneres së Roan Ibrahimit që u ekzekutua mbrëmjen e 8 majit në Athinë.
Në një intervistë për mediat greke, Beqo e cila mbeti e plagosur lehtë nga atentati ku u vra me armë zjarri 32 vjeçari shqiptar ka deklaruar se nuk kishte pasur dijeni se Brahimi do të shkonte në Athinë pasi nuk i kishte treguar asgjë.
“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë. Erdhi të Shtunën e Madhe për Pashkë”, është shprehur partnerja e Brahimit.

Në lidhje me ngjarjen ajo u shpreh se ishte e pranishme në makinë por nuk mbante mend sesi ndodhi.
“Isha bashkë me të brenda në makinë, por nuk e mbaj mend si ndodhi. Pastaj dola nga makina. Fëmija i pa të gjitha. Tani e ka mamaja ime, unë jetoj në shtëpinë time. Nuk jam fare mirë”, shtoi ajo.
Sipas mediave greke, në momentin që është qëlluar Roan Brahimi, partnerja e tij ka humbur ndjenjat, ndërsa fëmija i tyre ka bërtitur “Babi im, babi im”. Më pas në vendngjarje ka mbërritur gjyshja e fëmijës e cila e ka larguar prej andej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.