Një 44-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Kukësit. Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me iniciale B.R., banues në Doberçan të Kosovës.
Ai është ndaluar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.
44-vjeçari rezulton person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Tashmë ai do të ekstradohet drejt Francës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.